« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Zgjedhje parlamentare në Çeki
133252950.jpg

Në Çeki sot dhe nesër mbahen zgjedhje parlamentare, në të cilat pritet që tetë parti të hyjnë në Dhomën e Poshtme të Parlamentit.

Partia e ANO-s (Aksioni i qytetarëve të pakënaqur 2011), e miliarderit 63-vjeçar Andrej Babish, manjat medial dhe ish-ministër i Financave, i cili premtoi luftë të pakompromistë kundër korrupsionit, është favorit për fitore në zgjedhjet. Ai debutoi në politikën çeke para katër viteve, kur në befasi të analistëve, fituan vendin e dytë në zgjedhjet paraprake parlamentare, me çka u bënë pjesë e koalicionit qeveritar. Mediat e quajnë "Donald Trampi çek".

Sondazhet tregojnë se me siguri ai është kryeministër i ardhshëm i Çekisë, edhe pse kundër tij është ngritur aktakuzë për mashtrim me euro-subvencione dhe është i akuzuar se ka bashkëpunuar me policinë sekrete gjatë komunizmit.

ANO, e ngjashëm si shumica e partive çeke, fuqimisht e kundërshton mekanizmin e BE-së, sipas të cilit me kuota shpërndahen refugjatët, ndërsa lideri i saj ka disponim kritik ndaj Unionit dhe është kundër caktimit të datës për pranim të euros.

Pretendent më radikal është partia anti-emigrante Liri dhe Demokraci të Drejtpërdrejt (LDD) e Tomio Okamurës, i cili thotë se islami është "ideologji e urrejtjes", e kundërshton kërkesën e vendeve-anëtare të NATO-s të shpenzojnë dy për qind në mbrojtje nga bruto prodhimi vendor dhe kërkon referendum për revizion të anëtarësimit të Çekisë në BE. Sipas sociologëve, LDD mund të fitojë rreth nëntë për qind të votave.

Partia Socialiste çeke, forcë udhëheqëse politike në Qeverinë aktuale, e humbi mbështetjen për liderin e saj jo të popullarizuar, Bohusllav Sobotka, i cili para pak kohësh deklaroi se është i gatshëm të formojë koalicion qeveritar me komunistët.

Partia Komuniste e Çekisë dhe Moravisë mban marrëdhënie miqësore me komunistët qeveritar të Kubës, Kinës dhe Koresë së Veriut dhe pritet që të fitojë më shumë se 10 për qind të votave.

Partia konservative qytetare demokratike, e cila më parë ishte forca më e madhe politike, ende nuk mund të rimëkëmbet nga skandalet që sollën deri në përfundim të qeverisjes së saj në vitin 2013 dhe me siguri nuk do të fitojë më shumë se 10 për qind.

Partia Liberale e Piratëve, e cila e mbështet anëtarësimin në BE dhe NATO dhe është e popullarizuar midis votuesve të rinj, ka mundësi që për herë të parë të fitojë vende të deputetëve. Hulumtimet e paradokohshme sociologjike tregojnë se kanë mbështetje nga gjashtë për qind ose më shumë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 09:35  | Z.H. | 445 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.