« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Maqedoni, sivjet më pak turshi shkaku i perimeve të shtrenjta
turshiiii.jpg

Temperaturat e larta dhe mungesa e shiut kanë ulur rendimentet e pemë-perimeve si dhe kanë shkaktuar rritjen e çmimit të tyre jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon moti i lig ka dëmtuar dukshëm bujqit, duke ju shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të të mbjellave, shkruan gazeta KOHA.Oferta më e ulët në treg nga prodhuesit vendor ka ndikuar edhe shtrenjtimin e prodhimeve bujqësore, të cilat në muajin tetor janë më të shtrenjta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Statistika zyrtare që analizon çmimet mesatare në tregjet e gjelbra në qytetet më të mëdha në Maqedoni, por edhe rajonet prodhuese të perimeve, tregon se shtrenjtimi më i madh sivjet në raport me vitin e kaluar është shënuar tek feferonat me 62 për qind, karotat me 30 për qind, lulelakra me 27 për qind, specat e kuqe me 25 për qind dhe trangujt me 37 për qind. Më pak janë shtrenjtuar lakra dhe specat e buta. Gjithashtu, më shtrenjtë gjatë këtij muaji i paguajmë edhe pemët. Çmime më të larta ka te të gjitha llojet e mollëve që nuk shiten nën 40 denarë dhe dardhave që arrijnë 60 denarë, ndërsa dukshëm është rritur edhe çmimi i rrushit që tani kushton së paku 60 denarë për kilogram.

Nga ana tjetër, krahas shtrenjtimit të perimeve të nevojshme për përgatitjen e turshive dimërore, vite me radhë shënohet edhe ulja e fuqisë blerëse të qytetarëve, andaj edhe qytetarët përgatisin ajvar apo turshi tjetër në varësi prej mundësive financiare, por edhe duke ruajtur traditën e vjetër.

Njëkohësisht, edhe ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe ulja graduale e numrit të familjarëve që jetojnë në bashkësi orienton një pjesë të amvisave që të blejnë edhe ajvarin dhe turshitë e përgatitur në kapacitetet industriale në Maqedoni.

Në ndërkohë, përllogaritjet tregojnë se në mesatare blihen 50 kilogram speca për të cilat nevojitet së paku 1500 denarë, nëse kësaj i shtohen edhe afër 300 denarë për domatet e zeza, pesë litra vaj për të cilat nevojitet 300 denarë, si dhe harxhimi i drurit apo rrymës prej disa qindra denarë, del se për përgatitjen e 28-30 kavanozave të ajvarit nevojiten së paku 2400 denarë. Këtu nuk e kemi llogaritur kohën, por edhe mundin e familjarëve që janë të angazhuar për përgatitjen e turshive.

Nga ana tjetër, në shitoret e ndryshme ofrohet ajvar industrial me çmime që në mesatare kushtojnë prej 100 deri në 180 denarë për një kavanoz, që do të thotë se shpaguhet përgatitja e ajvarit në shtëpi, nëse keni kushte minimale për të pjekur dhe pastruar specat, vendin ku do të zieni atë e kështu me radhë. Gjithashtu, harxhimeve për ushqimet e ndryshme që konservohen për stinën e gjatë të dimrit, mund t’i shtohen edhe 1000 deri 2000 denarë që nevojitet për përgatitjen e turshive prej specave, trangujve apo edhe të ndonjë marmelate apo reçeli shtëpiak.

Tregtarët në tregjet e gjelbra thonë se edhe kërkesa për perime për përgatitjen e turshive shënon rënie nga viti në vit si rrjedhojë e uljes së fuqisë blerëse së qytetarëve. Një pjesë e qytetarëve kanë bërë turshitë, ndërsa të tjerët janë në përgatitje e sipër të saj, shkruan KOHA.

“Pemët dhe perimet sivjet janë më të shtrenjta se vitin e kaluar. Vitin e kaluar një kilogram mollë e paguanim edhe me 20 deri 25 denarë, ndërsa tani edhe mollët janë shtrenjtuar. Rrushi po ashtu është i shtrenjtë, e të mos flasim për specat. Çdo kush, në varësi prej thellësisë së xhepit, do të përgatis më pak apo më shumë ajvar apo turshi tjetër për shkak se dimri është i gjatë. Ushqimet për periudhën e dimrit janë më të lira dhe më të shijshme kur përgatiten në shtëpi, në vend se të blihen të gatshme në dyqan”, thotë Bujari një qytetar nga Shkupi.

Konsumatorët e tjerë thonë se përkundër çmimeve të larta, megjithatë do të përgatisin turshi për sezonin e dimrit.

“Patjetër se do të përgatisim si ajvar ashtu edhe turshi të gjallë, speca të kuqe pak të pjekura, tranguj, domate të gjelbra, por në sasi më të vogla. Do të përgatisim si për ne ashtu edhe për familjet e fëmijëve, pasi ato nuk kanë kohë dhe mundësi që të merren me përgatitjen e turshive në banesën ku jetojnë, ndërsa ne në shtëpinë në fshat mund t’i përgatisim turshitë e ndryshme ”, thotë Aleksandri, një banues i rrethinës së Shkupit.

Ndryshe në dyqanet e ndryshme në Shkup dhe tërë Maqedoninë, por edhe shitoret e specializuara të fabrikave vendore të zarzavateve ofrohen lloje nga më të ndryshmet të turshive nga ajvari, specat, trangujt, turshitë e përziera e kështu me radhë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.10.2017, 09:57  | L.E. | 468 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.