« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Shënohet jubileu 50 vjet nga çeliku i Maqedonisë
133921849.jpg

Shkup, 20 tetor - Jubileu 50 vjet nga prodhimtaria e çelikut të Maqedonisë dhe 20 vjet nga ekzistimi i "Makstil/Duferko" është shënuar sonte në Shkup.

Kryetari i Këshillit të drejtorëve të Makstil dhe anëtar i Bordit të Duferkos, Minço Jordanov në solemnitetin e sontëm theksoi se shumë pak kompani mund të lavdërohen me gjysmë shekulli prodhim dhe se potenciali i vërtetë të kompanisë nuk është shfrytëzuar në të kaluarën.

"Gjithë këto vite ne kemi ndërtuar raporte të fuqishme afariste në bazë afatgjate me partnerët tanë edhe në hyrje edhe në dalje. Makstil asnjëherë edhe në periudhën e kaluar, e sidomos tani nuk ka zhvilluar politika ditore në shitjet dhe në furnizime. Thelbi është që ndërmarrjet e këtilla të fokusohen në raporte afatgjate që të cilat do të bazohen në interes të ndërsjellë dhe në dobi nga bashkëpunimi i këtillë", tha Jordanov.

"Maksti" vitin e kaluar ka investuar rreth 70 milionë euro në modernizim, rregullim të hapësirës, si dhe në projekte për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev në fjalim theksoi se sa ajo vepër, gjegjësisht ndërtimi i Kombinatit të atëhershëm metalurgjik në vitin 1967, ka qenë grandioz, tregon vetë fakti se ne edhe pas 50 viteve nuk kemi bërë vepër më të madhe.

Në 50 vitet e fundit industria e çelikut dhe Hekurana, siç theksoi Angjushev, kanë kaluar shumë sfida, ndërsa fabrika pas pavarësisë është privatizuar.

Ajo që është shumë pozitive në punën e kompanisë, sipas Angjushev, është fokusi i tyre drejt eksportit të prodhimeve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.10.2017, 10:26  | T.E. | 402 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.