« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Pas zgjedhjeve lokale, dinamikë e re për kontestin e emrit
Greqi-Maqedoni-780x439-300x169.jpg

Shkup, 21 tetor - Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, pritet të marrë një dinamikë të re pas zgjedhjeve lokale që pritet të përfundojnë pas një jave.

Këtë e paralajmëroi ditë më parë vetë kryeministri Zoran Zaev duke folur për prioritetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme. Në këtë kuadër janë edhe kontaktet e vendosura me qeverinë greke, por edhe lëvizjet e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic, se pas vitit mund të ketë afrim të qëndrimeve mes palëve për mbylljen e kontestit afër 30-vjeçar me emrin e Maqedonisë, shkruan REL transmeton Zhurnal.mk

Detaje nuk jepen nëse tashmë ka ndonjë propozim për emrin e ri të Maqedonisë, apo nëse ajo do të pranohet fillimisht në NATO me referencën e përkohshme IRJM dhe të nisë bisedimet për anëtarësim në BE, me kusht që anëtarësimi i plotë të saj në union të bëhet paralelisht me mbylljen përfundimtare të kontestit.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare, thonë se shtytësi më i madh i këtij procesi është bashkësia ndërkombëtare, e cila me çdo kusht po bën përpjekje për forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe ruajtjen e këtij rajoni nga rritja e ndikimit rus.

Alajdin Demiri, ish-diplomat, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mes dy vendeve janë duke u zhvilluar negociata dhe se bëhet fjalë për modalitete për arritjen e kompromisit.

“Në kuadër të të gjithë këtyre reformave që janë paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev është edhe ajo e çështjes së emrit dhe si duket ai ka marrë garanci për mbështetje në mbylljen e këtij kontesti. Mendoj se ka bisedime të fshehura ku janë duke u harmonizuar qëndrimet, që do të thotë se Maqedonia ka pranuar ndryshimin e emrit dhe se tani është fjala vetëm për metodologjinë apo format se si do të miratohet kjo marrëveshje”, thotë Demiri.

Ai shton se një nga mundësitë e vulosjes së marrëveshjes është edhe ajo e referendumit, duke marrë parasysh mbështetjen e madhe që partia e kryeministrit Zaev, mori tek elektorati maqedonas, ndërsa sa i përket atij shqiptar, Demiri thotë se mbështetja e tyre do të jetë absolute në ndryshimin të emrit dhe anëtarësimit të vendit në NATO.

Ndërkohë, sa i përket modalitetit për arritjen e kompromisit dhe çështjes së referendumit, Margarita Nikollovska, ekspertë e çështjeve juridike thekson:

“Ajo që është më me rëndësi, ka të bëjë me nevojën për zgjidhjen e kësaj çështjeje të hapur. Sa i përket modaliteteve, mendoj se duhet të kenë një përfshirje më të gjerë të faktorëve në vend, apo institucioneve siç është edhe Kuvendi, ku përfaqësohen interesat e qytetarëve përmes të zgjedhurve të tyre”.

“Nëse shkohet në referendum, vlerësoj se kujdesi duhet të jetë edhe më i madh, në veçanti në formulimin e pyetjes dhe përgjigjes që do të kërkohet nga shtetasit, Çdo gabim eventual në formulimin e saj, mund të ketë pasoja, prandaj vlerësoj se duhet një kujdes më i madh si në aspektin juridik, ashtu edhe në marrjen në konsideratë të interesave të popullit”, thotë Nikollovska.

Zgjidhja e çështjes së emrit, sipas ish-diplomatit Alajdin Demiri, mund të marrë kahen e zgjidhjes edhe për shkak të dobësimit të opozitës maqedonase, e cila për shumë vjet nuk ka bërë asnjë lëvizje në drejtim të afrimit të qëndrimeve me Greqinë.

“Fakti që VMRO-ja është e gjunjëzuar apo që nuk ka kapacitet që të reagojë, flet që ky proces pas zgjedhjeve lokale mund të fillojë dhe të rrumbullakohet pak më shpejt. E gjithë kjo tregon se Maqedonia është e interesuar që sa më parë të jetë pranë institucioneve euroatlantike”, vlerëson Demiri.

Çështja e emrit me Greqinë daton që nga pavarësia e Maqedonisë. Ky kontest ka bërë që Greqia ta bllokojë tash e disa vjet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.10.2017, 14:00  | T.E. | 1,334 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.