« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
"Zekës së Abisë" nuk po ia hapin as derën e shpisë..!?
Zekes-sja-hapin-Deren.jpg

Shkup, 21 tetor - Fushata e kandidatit të Lëvizjes Besa për kreun e komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimit secilën ditë shkon duke u zbehur, ndërkohë që dallimi mund të bëhet edhe përmes fotove nga fillimi e fushatës dhe tash, e në bazë të këtyre imazheve mund të vërehet se Zeqirija Ibrahimi në rrethin e dytë edhe pas koalicionimit me ASH-në ka rrënie dukshëm të madhe në mbështetje të tij, transmeton Zhurnal.mk

Këtë gjë e dëshmojnë dhe fotot të publikuara në rrjetet sociale, njëra lartë në fillim të fushatës dhe fotoja poshtë disa ditë më parë të publikuara poashtu në rrjetin social, facebook, dhe si duket kjo ka reflektuar në atë se nuk e mbajti mbështetjen e plotë nga kundërkandidati i tij nga rradhët e BDI-së, Visar Ganiu.

Por a dëshmoj kjo se "Zeka i Abisë" po humb besimin edhe tek elektorati i tij pas publikimit të emaileve dhe komunikimeve të ndryshme që ndoshta as vet partia e tij nuk e ka ditur këtë gjë, ndërkohë që Zekës nuk i ka ngelur asgjë tjetër vetëm se të kërkojë tashmë votat e VMRO-së dhe të ASH-së pasiqë Visar Ganiu në rrethin e parë kishte një rezultat jashtëzakonisht të mirë të votave të cilin rezultat i'a besuan qytetarët falë kontratës së tij.



Këtë kontratë që është dhe planprogram i tij për qeverisjen e ardhëshme të komunës e ka pranuar edhe qeveria dhe e ka mbështetjen e plotë në realizimin e saj, ndërsa garancat i dha publikisht para banorëve dhe vet kryeministri Zaev duke thënë se kjo do jetë një frymë e re dhe jetë e re në Çair.

Qytetarët e komunës së Çairit vërtetë i besojnë kontratës së Visarit dhe sipas komenteve të shumta në rrjetet sociale, ai në rrethin e dytë edhe më fuqishëm po merr mbështetje ende më të fuqishme.

Madje ajo që sot po sillet nëpër rrjetet sociale janë disa foto me të cilat ka plas gallata e madhe se si tani Zeqirija Ibrahimi kandidat i Lëvizjes Besa, kur shkon nëpër takime me banorët e Çairit nuk po ja hapin derën, e ndodh që ai në këto dyer vendos flyerin e tij...

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.10.2017, 16:51  | B.M. | 16,916 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.