« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Neziri: Pas zgjedhjeve ASH-ja në opozitë me BESË-n
xhelal-neziri-370x240.jpg

Shkup, 21 tetor - Analisti Xhelal Neziri mbrëmë në emisionin “360 gradë” tha se koalicion nuk do t’i sjellë ndonjë benefit të theksuar Aleancës për Shqiptarët (ASH) me Lëvizjen BESA, por se kjo që do ta dëmtojë shumë liderin e ASH-së, Zijadin Sela, me veprim të gabuar, si “vetvrasje politike”.

Ai gjithashtu theksoi se pas zgjedhjeve lokale, do te kemi rikonstruimin e parë të kësaj qeverie.

“Gjasat që Sela të fitojë Strugën janë minimale. Në momentin kur ASH duhej të profilohet si parti e dytë te shqiptarët, pasi kishte rritje prej 14 mijë votash, Sela vendosi të lidhë koalicion me BESË-n – një parti me rënie prej 11 mijë votash për dhjetë muaj. Me këtë rrezikon të humbë edhe pushtetin lokal në Strugë, edhe atë qendror”, ka thënë Neziri duke i cilësuar këto veprime si “vetvrasje politike”.

Ai ka theksuar se lidhja e këtij koalicioni ka për qëllim shpëtimin e karrierave politike të krerëve të BESË-s dhe ASH-së dhe nuk ka lidhje me interesin më të gjerë të këtyre partive, e lëre më atë të përgjithshëm.

“Asnjë pengesë nuk kishte që koalicioni të lidhet para raundit të parë. Nëse do të ndodhte kjo, ky koalicion do të fitonte këshillat komunalë, ku votohet për partitë, në disa komuna. Tani, kur i panë rezultatet se si parti BDI ka dalë fituese në pjesën më të madhe të këshillave komunalë ku kanë garuar partitë shqiptare, ata brenda orësh arritën koalicion. Por, ky koalicion ka të bëjë vetëm për kandidatët, pasi për partitë zgjedhjet përfunduan”, ka thënë mes tjerash Neziri.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.10.2017, 09:01  | B.M. | 3,306 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.