Zaev: Modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithëve
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
Flamuri i Kosovës me emër të Greqisë, kështu mësojnë nxënësit shqiptarë në Maqedoni
Brukseli me kritikat e para për qeverinë e re
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
images-foto2016-kv22-500x281.jpg

Gostivar, 22 tetor - RDK-ja e drejtuar nga Vesel Memedi mbrëmë në Gostivar ka mbajtur mbledhjen e rradhës pas zgjedhjeve lokale, duke sjellë kështu disa konkluza të cilave do ju përmbahet në vazhdim dhe është diskutuar lidhur me atë se si do të punohet, ndërkohë që ka ngarkuar organet partiake për të bërë pregaditjet e mbajtjes së kongresit të ri partiak, transmeton Zhurnal.mk

Kuvendi qëndror i RDK-së, në mbledhjen e saj të mbajtur mbrëmë në Gostivar solli këto konkluza:

1.RDK do të vazhdoj të mbajë të njëjtin qëndrim politik që e ka mbajt deri më tani, pa devijimin as më të vogël, sepse kjo është platforma dhe misioni ynë politik.

2.RDK do të vazhdoj me konsistencën e njëjtë të luftoj maksimalisht rrymat destruktive kundër çështjes kombëtare dhe fetare, pavarsisht se në cilën parti politike ndodhen këto grupe destruktive.

3.RDK është pjesë e koalicionit qeveritar LSDM, BDI, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (RDK dhe UNITETI), si dhe LR-PDSH, dhe këtij koalicioni qeveritar i qëndron pas fuqishëm deri në fund edhe në këto zgjedhje lokale, pavarsisht faktit se njëri nga partnerët e këtij koalicioni LR-PDSH, ka vendos të bëj një koalicion tjetër, të katërtin me radhë, ende pa u shkurorrëzuar nga koalicioni paraprak.

4.RDK vlerëson se rrethi i parë i zgjedhjeve lokale është një fitore e madhe e forcave pro-perëndimore të udhëhequr nga ky koalicion qeveritar, dhe kjo fitore duhet të vuloset edhe më fuqishëm edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

5.RDK, në rrethin e parë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, ka luajtur një rol të rëndësishëm në demaskimin e disa figurave të rrejshme, dhe tani në rrethin e dytë të këtyre zgjedhjeve, përgjegjësia bie mbi koalicionin qeveritar, që tua jap përgjigjen e fundit këtyre rrymave destruktive.

6.RDK do të vazhdoj në misionin e saj të kërkoj të vërtetën për Gostivarin, dhe për shumë fenomene tjera që e kanë karakterizuar Maqedoninë, sidomos në dy dekadat e fundit, duke stimuluar institucionet e shtetit që ta nxjerrin në sipërfaqe të vërtetën.

7.RDK obligoi strukturat partiake që ti bëjnë përgatitjet e fundit për organizimin e Kongresit partiak, që së shpejti duhet të mbahet.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.10.2017, 13:12  | T.E. | 5,983 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Rrihet deri në vdekje një person në Maqedoni pas një zënke për telefonin celular 
Ndihma për shpirtin e atdhetarit të mbuluar me flamurin kuq e zi, duhet të jetë ndihmë për sakrificat e tij
Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE, "cunami" për Maqedoninë dhe rajonin
« E fundit: » PSP zbulon 35 llogari bankare të Nikolla Gruevskit
Gjendet një trup i pajetë në Gërçec
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.