« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Sa kanë ndikuar lajmet e falsifikuara në procesin zgjedhor?
fakenews.jpg

Shkup, 23 tetor - Që kur ka filluar fushata zgjedhore në Maqedoni partitë politike dhe kandidatët, të cilët garojnë për të fituar besimin e elektoratit në zgjedhjet e 15 tetorit por edhe gjatë fushatës për raundin e dytë, kanë denoncuar disa raste se janë bërë pre e lajmeve të rrejshme të aplikuara përmes rrjeteve sociale dhe ueb-faqeve të kamufluara si të vërteta.

Ekspertë të medieve thonë se lajmet e rrejshme ka marrë hov të konsiderueshëm në këtë fushatë zgjedhore, plasimi i së cilave kryesisht bëhet përmes faqeve të rrejshme në rrjetet sociale, si dhe ueb-faqeve që në shikim të parë duken se i përkasin medieve të mëdha në vend, me pak detaje të padukshme që e bëjnë dallimin.

Komunikologu Riat Ramadani për Zhurnal ka deklaruar se lajmet e falsifukuara apo siç jemi mësuar t'i hasim në rrjetet sociale që imitojnë FOX-in amerikan e CNN-in janë një rrezik inherent që fatkeqësisht vetë sistemi demokratik e posedon. 

Sipas tij liria e të shprehurit dhe vullneti i lirë janë parimet shtyllë me të cilat identifikohet i ashtuquajturi sistem demokratik - sistem përmes së cilit populli qeveris duke u’a besuar mandatin të zgjedhurve.

“Njeriu posedon prirje për t'i shfrytëzuar "vrimat" e sistemit për t'i arsyetuar qëllimet e tij. Gjatë procesit zgjedhor qëllimet për të përhapur lajme të rrejshme janë të shumtë sepse secila parti posedon arsenal "luftarako-partiak" që e aktivizon gjatë fushatave. Kjo "luftë" e lajmeve të rrejshme nuk ka dëmtuar procesin zgjedhor sepse portalet nuk gëzojnë kredibilitet te popullata lexuese. Ato më tepër lexohen për vetëkënaqje apo siç quhen në mediet e huaja "infotainment". Mendoj se nuk duhet t'i jepet rëndësi të madhe portaleve sepse kështu u bëjmë atyre PR marketing indirekt përmes kritikave”, ka deklaruar për Zhurnal, komunikologu Riat Ramadani.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.10.2017, 11:29  | Xh.I. | 1,491 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.