Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
Takim ndërmjet Angjushevit dhe Senatorit Marfi: Shteti i së drejtës është parakusht për tërheqjen e kapitalit të jashtëm
133964198.jpg

Shkup, 14 nëntor - Këtë rekomandoi nënkryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në takimin me senatorin Kristofer Marfi të mbajtur në Uashington, ku nënkryeministri mori pjesë në Forumin transatlantik ekonomik të titulluar "Ndërtimi i urave në Mesdhe". 

Kabineti i nënkryeministrit për Çështje Evropiane njoftoi se Angjushev në takim e njohu senatorin Marfi me  aktivitetet  reformatore të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, duke theksuar  përkushtueshmëri të fortë drejt integrimit më të mirë euroatlantik të vendit.

"Sundimi i të drejtës është parakusht për tërheqjen e kapitalit të huaj. Qeveria nga dita e parë po ndërmerr të gjitha hapat me të cilat garantohet një klimë stabile dhe e volitshme për biznes. Investuesit nga Amerika janë të mirëseardhur të investojnë në Maqedoni", theksoi Angjushev. 

Ai theksoi se Qeveria e RM-së është e foksuar  në kthimin e plotë të besimit të qytetarëve tek institucionet dhe nënvizoi se e ardhmja e vendit është në anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. 

Kristofer Skot Marfi është anëtar i njohur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA-së dhe është njohës shumë i mirë i gjendjeve në rajonin e Evropës Juglindore. 

Marfi theksoi se SHBA-ja i përkrah proceset reformatore në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar interesin e Uashingtonit zyrtar për një rajon të sigurt dhe stabil, tërësisht të integruar në NATO dhe në BE. 

Duke i shprehur falënderime senatorit Marfi për përkrahjen e prioriteteve strategjike të Qeverisë së republikës së Maqedonisë, nënkryeministri Angjushev theksoi se pret një qasje konstruktive dhe se ndihma e SHBA-së do të vazhdojë edhe më tej në drejtim të anëtarësimit të barabartë të vendit  në NATO. 

Sot gjatë Forumit ekonomik transatlantik nënkryeministri Angjushev do të mbajë fjalim në panelin "Maqedonia: Fillimi i një faqeje të re". 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 11:30  | I.XH | 376 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.