« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
BDI e pavendosur, votë "PRO" apo "KUNDËR" ministrit të ri të shëndetësisë nga rradhët e ASH-së?!
auto_download1506177833.jpg

Shkup, 14 nëntor - Bashkimi Demokratik për Integrim ende e pavendosur lidhur me atë se a do të voton Ministrin e ri të Shëndetësisë nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët.

Burime të larta partiake pranë BDI-së për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thonë se liderët Ahmeti dhe Kryeministri Zaev janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se organet partiake do të marrin qëndrim lidhur me ekzekutivin, gjegjësisht se a do të votojnë Ministrin e ri të shëndetësisë.

“Nuk ka diçka të re, BDI ngelet në qëndrimet e mëhershme dhe nuk ka ndonjë moment të ri. Liderët Ahmeti dhe Zaev janë në komunikim të vazhdueshëm intenziv, dhe organet tona partiake do të marin qëndrim lidhur me ekzekutivin. Nëse do të ketë ndonjë ndryshim do ju njoftojmë me kohë”, kanë theksuar për Zhurnal, burime të larta partiake pranë BDI-së.

Ndryshe, raportet me Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së u ashpërsuan më shumë pas raundit të parë zgjedhor ku ASH lidhi koalicion me Lëvizjen BESA e sidomos kur lideri i ASH-së, Ziadin Sela në një paraqitje të tij televizive akuzoi rëndë kreun e BDI-së Ali Ahmeti, se kinse ky i fundit ka qenë organizator i natës së përgjakshme të 27 prillit për t’i bërë atentat Ziadin Selës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 14:10  | Xh.I. | 5,340 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.