« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Këto janë 5 aktoret më të bukura turke (Foto)
aktoret_1.jpg
Loading...

Falë serive të shumta që për vite e vite po transmetohen në televizionet tona, tashmë të gjithë i njohim shumë nga emrat e aktoreve turke që kanë bërë emër në këtë fushë, shkruan GazetaBlic. Rolet e tyre janë një prej arsyeve që ende shumë nga ne nuk i njohin me emër e mbiemër të vërtetë por me emrat e rolit që luajnë. Ato tashmë janë të njohura jo vetëm në Turqi dhe tek shqiptarët, por kanë dal edhe jashtë kufijve kontinental.

 

 

 

 

Neslihan Atagül Dogulu tashmë është 25 vjeçe. Ajo ka lindur në Stamboll. Nëna e saj është amvise përderisa babai i saj ka punuar si shofer. Pavarësisht asaj se ka lindur në Turqi, babai i saj është me prejardhje Kirkasiane, e nëna  e saj është nga Bjellorusia.

 

Nihan karrierën  e saj e filloi në vitin 2006, por kulminacionin e arriti me rolin e saj si “Nihan” në serinë televizive “Kara Sevda”.

 

 

 

Bergüzar Korel është një prej aktoreve më të njohura turke. Ajo është 35 vjeçare dhe njihet si një prej aktoreve më të paguara në industrinë turke të filmit. Të dy prindërit e saj ishin aktorë.

 

Debutimin e parë si aktore e ka bërë me rolin e “Lejlës” në serinë “Lugina e ujqërve”, shkruan GazetaBlic. Erdhi në vëmendjen e publikut dhe mori famë pas pjesëmarrjes në rolin e “Sherherzades” në serinë e famshme “1001 net”, dhe jo vetëm në Turqi, por edhe në shumë shtete të Evropës Lindore.

 

 

Tuba Büyüküstün është po ashtu aktore turke e cila konsiderohet njëherësh si aktorja më seksi që ka Turqia. Aktorja 35 vjeçare njëherësh njihet si një prej aktoreve më të paguara turke, e cila ka marrë 42 milion për seri, shkruan GazetaBlic. Büyüküstün njihet për rolin kryesor të saj në serinë “Ihlamurlar Altında” duke u bërë sot një prej aktoreve më të përfolura e më të njohura turke.

 

 

 

Beren Saat është aktore turke e lindur në Ankara të Turqisë. Të gjithë e njohin për rolin e saj kryesorë në serinë “Fatmagyl” që njëherësh e ka bërë edhe aktoren më të paguar në Turqi.

 

Ajo po ashtu për një kohë e ka pasur edhe rolin e Sulltaneshës Kosem në serinë televizive “Sulltani – Udhëheqja e Kosem”. Saat është 33 vjeçare dhe ka arritur të ndërtojë një karrierë goxha të fortë artistike në Turqi.

 

 

 

Hatice Şendil është 34 vjeçare. Ajo u lind në Stamboll në vitin 1983. Ajo ka arritur të dal e treta në garën për “Miss Turqia” në vitin 2001, përderisa ka arritur të dal e katërta në garën për “Mis Evropa”.

 

Ajo ka luajtur në serinë “Lugina  e ujqërve” dhe më së shumti u bë e njohur me rolin e saj si “Zonja Dila (dila Hanim)”.

Këto pra ishin pesë nga aktoret që ne i kemi përzgjedhur si aktoret më të mira turke. Ju mund të votoni më votoni më poshtë se cila prej tyre iu duket më e mira, e natyrisht e keni edhe hapësirën e komenteve nëse mendoni të shpreheni më shumë rreth kësaj çështje. Me shumë dëshirë do t’i lexojmë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 15:01  | L.E. | 3,217 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

Loading...
MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.