« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Hapet kolonia artistike me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit
1_235.jpg

Manastir, 14 nëntor - Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë, Valmir Aziri sot ka marrë pjesë në hapjen e Kolonisë Artistike me rastin e 22 nëntorit-Ditës së Alfabetit.

Sekretari shtetëror Aziri theksoi se sot në Manastir hapet kolonia artistike ku do të pikturohen figurat e 11 komisionerwve në Kongresin e Manastirit dhe të njëjtat do të ekspozohen në qytetin e Alfabetit me rastin e 109 vjetorit.
 
“Gjatë këtyre ditëve në kuadër të kolonisë do të pikturohen figurat e 11 pjesëmarrësve në Kongresin e Manastirit dhe më pas më 22 nëntor do të ekspozohen këtu në Manastir”, theksoi Aziri. Ai mw tej u shpreh se me hapjen e ekspozitës fillojnë edhe aktivitetet për shënimin e 22 Nëntorit –Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
 
Këtë vit nën përkujdesjen e zëvendëskryeministri Hazbi Lika do të mbahen disa aktivitete për shënimin zyrtarë të kësaj date të rëndësishme. Ngjarja kryesore do të mbahet në Shkup dhe Manastir më 22 nëntor. Në Shkup do të organizohet Akademi solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ndërsa më pas do të vizitohet Muzeu i Alfabetit. Në mbrëmje në Shtëpinë e Kulturës në Manastir do të mbahet edhe Koncerti solemn.
 
Ndërkaq, më 21 nëntor në qytetin e Manastirit do të mbahet një Tribun shkencore kushtuar Kongresit të Alfabetit. Në këtë Tribunë do të marrin pjesë studiues të shkencave Albanologjike nga Institucionet shkencore shtetërore nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 15:45  | Xh.I. | 368 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.