Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
Nga ku shkurtohet që të ketë më shumë para për shëndetësinë?
180381.jpg

Shkup, 14 nëntor - Buxheti i ministrisë së shëndetësisë për vitin e ardhëshëm do kap 107 milion euro, kjo do të thotë se ky resorë përfiton 41 milion euro më shumë se nga ky vit kur ishte shkurtuar me ribalancin e fundit.

Buxheti i 2018 - 107 milion euro
Buxheti i 2017 - 65.8 milion euro
Dallimi - 41 milion euro.

Shuma prej 20.3 milion euro është paraparë për ndërtimin e qendrës klinike në Shkup dhe Shtip. Por nga MSH sqariojnë se kjo shumë është paraparë për klinikën e Shtipit derisa për atë të Shkupit akoma po bëhet revizion i marrëveshjes së nënshkruar.

"Lidhur me mjetet e parashikuara nga buxheti, sqarojmë se bëhet fjalë për mjete të parapara për klinikën e Shtipit, derisa për kompleksin e madh klinik në Shkup akoma po bëhet revizion", sqarojnë nga ministria.

Ideja e klinikës së re në kryeqytet ishte e qeverisë së kaluar kur ish ministri Todorov në fund të mandatit të tij kishte nënshkruar marrëveshjen derisa qeveria e re e kishte stopuar atë me arsyetim se lokacioni nuk përshtatet dhe se revizioni akoma po zgjatë dhe nuk ka përgjigje se a është gjetur lokacioni e kur do të fillojë ndërtimi.

Në buxhetin e vitit të ardhëshëm ka një shumë minimale për 8 mijë euro për kartela shëndetësore, pikërisht ky projekt për të cilin qytetarët paguanin nga xhepi i tyre, dhe nga ministria theksojnë se kjo është zgjidhje momentale derisa të bëhet një zgjidhje e vazhdueshme që qytetarët të kenë letërnjoftim elektronik.

"Pritet që kjo problematikë të zgjidhet deri në fund të këtij viti e kjo zgjidhje është letërnjoftim elektronik", thonë nga ministria.

Ndërkohë që ministria akoma paguan para për ndërtimin e PET qendrës për të cilën janë ndarë 872 mijë euro, për ambulancat rurale janë paraparë 50 mijë euro, ndërsa për rekonstruimin e spitalit të Kërçovës janë ndarë 1.1 milion euro.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.11.2017, 18:52  | T.E. | 861 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.