Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopotin”, “Monstrën”, “Lagjen e Trimave, ..
« Analistët » "Tvrdokornat" të revoltuar ndaj VMRO-së sepse kjo parti nuk formoi Qeverinë
Gratë-Të pasionuara pas purove (VIDEO)
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
Kosova, është shndrruar në një lloj "Alkatrazi" kolektiv!

Fadil Maloku

1. Rreziku nga zhgënjimi dhe mospërmirsimi i gjendjes socio-ekonomike, edhe si shpresë edhe si pritje e kalkuluar mirë me parametra logjikë e shkencorë, në "sytë dhe mendjet" e qytetarisë, pio mbetet akoma prezente edhe për një kohë... në Kosovë. Pasqyrë e këtij "pulsi", zhgënjimi, e shqetësimi sociolpolitik,  më së miri po shihen të konfuzioni dhe perceptimi i gjerë qytetar, për të ardhmen e të rinjëve dhe familjarëve të tyre. Në fakt, është krijuar një përshtypje tashmë e gjerë, që mund të argumentohet edhe me parametra shkencor, se Kosova është shndrruar në një lloj "Alkatrazi" (burg i njohur) kolektiv! Ku të rinjët, nuk zgjedhin asnjë mjet për t'u riarratisur, nha ky vend.

 2. Shkaqet e kësaj riarratisjeje, mund të jenë nga më të ndryshme, por, ato që po shihen dhe kuptohen qartazi me parametra social, duket që po ndodhin edhe për; 

2.1. Arsye POLITIKE, që po reflektohën dosido edhe nga dyshimi për vonesat dhe zhagitjet rreth; paperspektivës për t'u punësuar, demarkacionit, asociacionit, krijimit të Ushtrisë... që tani po mbahen si shumë të varura nga lista “Srpska”. Këto zhagitje, objektivisht, vonohen edhe nga shkaku se vendimarrjet rreth problemeve dhe objektivave qeverisêse, janë akoma konfuze dhe pa vizione konkrete. Sidomos ndër; sektorët gati të kolapsuar të; shëndetësisë, arsimit, e sidomos të sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit e korrupsionit. 

2.2. Arsye EKONOMIKE, shkaku se Kosova akoma ka akoma varfërinë më ekstreme dhe papunësinë më enorme në rajon dhe kontinent (!); dhe asaj

2.3. Arsye PSIKOLOGJIKE, ngase, gjeneratat e reja, të "infektuara" me mënyrën dhe standardin e jetesës perëndimore, nevojat dhe ambiciet e tyre, nuk janë të prirura më t'i "akordojnë" me premtimet false dhe mashtrimet e liderëve aktual.

3. Thënë më thjeshtë, për të konstatuar këto hipoteza, nevojitet të “testohen” premtimet politike, të qeverisë aktuale, e cila dorën në zemër mbi supet e veta ka trashëguar..., probleme të mëdha që vështirë mund të nisen brenda kohes 100 ditëshe. Por, si thotë populli:"dita e mirë shihet në mëngjes"!  Ne akoma nuk jemi duke parë plane e agjenda konkrete; as për luftimin e krimit dhe  korrupsionit; as për demarkacionin, as asociacionin, as ushtrinë, as për zbutjen e papunësisë, as...!

 14.11.2017, 20:44  | D.J. | 926 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Incident në zyrën e kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi
« Video » Pas 6 vitesh, Ramkovski gjenë A1 në një katrahurë të vërtetë
Bexheti: Peshorja e Taravarit është më e saktë në zgjedhje
« Raportet e mira Maqedoni - Bullgari » Bullgarët janë aleatë tradicional të shqiptarëve, Bullgaria shteti i vetëm ortodoks në Ballkan që ka njohur Kosovën
Keriman me të dashurin super seksi vishet njëjtë, e habisin një qytet
 

 


Loading...
MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.