« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Vasili: Vendi s’ka nevojë për këtë kryeministër, qeveria po lan borxhet e klientëve të saj
660443__original.jpg

Tiranë, 17 nëntor - Pak orë pasi mazhoranca miratoi në parim buxhetin e vitit 2018, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili pati një komunikim me gazetarët.

Vasili u shpreh se qeveria  po i shpërndan lekët e buxhetit tek klientët e saj, pasanikë të mëdhenj, duke u kthyer në një larëse borxhesh.

“Qeveria humbi dje të gjitha mundësitë politike për të orientuar rrugën ku do ecë vendi, nuk ka më para, po i shpërndan tek pasanikët e mëdhenj klientë. Qeveria është kthyer në një institucion që iu lan borxhet pasanikëve, i heq vetes të drejtën të zhvillojë jetën e vendit.

Pra është kthyer thjesht në larëse borxhesh. Ne s’kemi nevojë për kryeministër, praktikisht e shihni që bën vetëm humor, është gjithnjë e më shumë gaztor”, u shpreh Vasili.

I pyetur nga mendja se si i konsideron zhvillimet e tjera politike, Vasili tha se "të gjitha të tjerat janë artifica për të hequr mendjen nga trafiku i drogës;  Shqipëria nyje e trafikut të heroinës. Gjithkush duhej të përlotej kur të shihte fëmijën e Bulqizës me gurë në krah që Kryeministri pati paturpësinë ta mohonte...

Ç’na duhet neve shkarkimi i kryetarit të KQZ, kur Kryeministri i thotë policëve hiqni kapelet e mblidhni votat?! Sot Ponc Pilati në krye të qeverisë po shpëlan duart nga ish-ministri....: Jo ia lashë drejtësisë, jo...” Ndërkohë që ai vuri mburojë 75 vota për ta penguar drejtësinë. Artificet e KQZ nuk i mbulojnë këto”.

Ndërsa i pyetur nëse ai është për zgjatjen e mandatit të kryeprokuroti Adriatik Llalla vasili theksoi se për këtë unë kam vetëm një përgjigje.

“Çfarë përgjigje do të marr për këto tri çështje që ka ngritur LSI-ja për buxhetin. Nëse unë marr përgjigje pozitive, atëherë kësaj qeverie i dhemb sadopak për shqiptarët. Zgjedhjen e Kryeprokurorit dhe të tjerat i ka ligji shumë të qarta”. /b.l/noa.al/

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 13:19  | Xh.I. | 299 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.