« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
BE bashkon forcat ushtarake, konkurrencë me NATO-n?
auto_euarmylatest-8793221510919323.jpg

Brukseli përshëndet marshin “historik” të ushtrisë së BE-së që mund të çojë në konkurrencë me NATO-n. Deri më tani, 23 vende të BE-së kanë rënë dakord të bashkojnë forcat si pjesë e një pakti bashkëpunimi për mbrojtjen, të drejtuar nga Franca dhe Gjermania.

Pakti i Bashkëpunimit të Përhershëm Strukturor (PESCO) përfshin angazhime për të integruar forcat e armatosura, një rritje në shpenzimet e mbrojtjes dhe krijimin e një selie të përbashkët.

BE-ja ka lënë mënjanë 5.5 miliardë euro për të financuar kërkimin dhe zhvillimin në pajisje të reja ushtarake. Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Danimarka, Portugalia dhe Malta ende nuk kanë nënshkruar marrëveshjen, e cila shihet nga disa si hapi tjetër drejt një ushtrie plotësisht të BE-së.

Shefat e mbrojtjes britanike më parë u zotuan të vënë veton ndaj çdo krijimi të një ushtrie të BE-së, me Sekretarin e Mbrojtjes, Sir Michael Fallon duke thënë se një forcë e tillë do të shërbejë si një “rivale ndaj NATO-s”.

Largimi i Britanisë nga blloku i ka dhënë Francës dhe Gjermanisë mundësinë për të marshuar përpara me planet e tyre. Marrëveshja PESCO përmban një angazhim për të “rritur rregullisht buxhetet e mbrojtjes në kohë reale”.

Gjithashtu përfshin një premtim për “rritjen e pjesës së shpenzimeve të alokuara për hulumtimet dhe teknologjinë e mbrojtjes me synim afrimin e dy përqind të shpenzimeve totale të mbrojtjes”.

Shumica dërrmuese e anëtarëve të BE-së nuk përmbushin aktualisht objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s prej dy përqind të PBB-së. Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Polonia, Greqia dhe Estonia japin kontributin e madh.

Para miratimit të planit, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini tha: “Do të jetë një ditë mjaft historike për mbrojtjen europiane”. E pyetur pse kërkohet një ushtri e BE-së përveç NATO-s, zonja Mogherini tha se bashkimi i propozuar i ri i mbrojtjes ofron më shumë fleksibilitet.

“Mendoni për Afrikën, mendoni për sigurinë në Afrikë. Bashkimi Europian është më i pranishëm atje sesa NATO kur është fjala për trajnimin e forcave të sigurisë, kur bëhet fjalë për lidhjen delikate midis zhvillimit dhe sigurisë. Ne jemi më të pajisur për të vepruar në fushat ku nuk ka një veprim thjesht ushtarak që nevojitet, por ne gjithashtu mund të zhvillojmë më shumë aftësitë tona ushtarake për të vepruar për të forcuar autonominë tonë strategjike”.

Liderët europian pritet ta firmosin atë në 11 dhjetor. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e cilësoi ujdinë një hap historik, një gur themeli në zhvillim europian./koha jone/

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 13:26  | Xh.I. | 772 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.