Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
23561647_1876873232641336_6530501373779045839_n.jpg

Shkup, 17 nëntor - Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka përzgjedhur kodin etik të funksionarëve, e cila është edhe bazë dhe tregues i qartë se çfarë roli, dhe qëllimi duhet të kenë kryetarët e komunave, transmeton Zhurnal.

“Duke u bazuar në parimin e kodit etik të funksionarëve lokal në të cilin thuhet se “funksionari është zgjedhur prej qytetarëve që ti përfaqësojë, ti shërbejë interesit publik dhe për atë ju përgjigjet para së gjithash dhe më së shumti atyre", u shpreh Ganiu.

Ndryshe Visar Ganiu ishte fitues në tre raunde zgjedhore që u zhvilluan për Komunën e Çairit.

Kurse për këtë mbështetje të dhënë të tij pohon se “Këtë nder, privilegj dhe përgjegjësi do ta shëndërrojë në një angazhim të pakursyer, me të gjitha kapacitetet e mundshme, për të mirën e komunës sonë duke realizuar projektet e premtuara dhe duke dëgjuar çdo kërkesë tuajën”. Si dhe duke marrë parasysh që kjo komunë është multietnike dhe multikulturore se ai do të jetë kryetarë komune për të gjithë qytetarët.

“Me sinqeritetin më të madh dua të jap një porosi për të gjithë qytetarët e komunës së Çairit se Visar Ganiu do të jetë kryetar i komunës së Çairit për të gjithë qytetarët që jetojnë në komunën tonë pa marrë parasysh fe, komb apo përkatësi partiake”.

Pjesmarrës në pranim dorëzimin e mandatit ishte edhe ish kryetari i kësaj komune z.Izet Mexhiti dhe kryetari aktual Ganiu e falenderoi dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm. “Në ceremoninë e pranim dorëzimit të mandatit faleminderova paraardhësin tim z. Izet Mexhitin për kontributin e dhënë gjithë këto vite dhe shpehëm gatishmërinë e bashkëpunimit për punë progresive”.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 14:18  | I.XH | 11,302 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.