« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i kërkon falje Turqis
thumbs_b_c_e5fb4f882f2b1a425c3b74f201cbaa0f.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se është i informuar për ngjarjet e ndodhura në stërvitjen Trident Javelin të NATO-s në Norvegji, duke kërkuar "falje për gabimin e ndodhur", transmeton Anadolu Agency (AA).

 

"Jam informuar për ngjarjet që ndodhën gjatë stërvitjes në Qendrën e Përbashkët Luftarake (JWC) të NATO-s në Stavanger të Norvegjisë. Kërkoj falje për gabimin e ndodhur. Ngjarjet kanë rrjedhur nga veprimet e një personi të vetëm dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e NATO-s", ka thënë Stoltenberg në një deklaratë në lidhje me skandalin e ndodhur në stërvitjen e NATO-s në JWC.

 

Largohet nga detyra personeli ushtarak norvegjez që tregoi si armik Erdoğanin

Erdoğan: "Vendosëm të tërheqim trupat tanë nga stërvitja e NATO-s"

Duke vënë në dukje se është larguar menjëherë nga detyra personi që ka shkaktuar skandalin dhe se ka nisur një hetim rreth këtij personi, Stoltenberg tha se personi në fjalë nuk është punonjës i NATO-s.

 

"Është një nëpunës civil i emëruar nga Norvegjia. Vendimi i mundshëm i dënimit për këtë person do të jepet nga autoritetet norvegjeze", vuri në dukje Stoltenberg.

 

"Turqia është një aleate e vlefshme për NATO-n dhe ka kontribut të rëndësishëm në sigurinë e aleancës", shtoi ai.

 

Ndryshe, gjatë disa simulimeve kompjuterike gjatë stërvitjes së NATO-s në JWC, emri i presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe fotografia e themeluesit të Republikës së Turqisë u treguan si armiqësorë.

 

Më herët, presidenti turk Erdoğan njoftoi se kanë vendosur që të tërheqin 40 ushtarët turq nga stërvitja e NATO-s në Norvegji si rezultat i incidentit.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 15:43  | Z.H. | 3,711 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.