« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
OKB: Mbi 100 refugjatë Rohingya janë mbytur që nga 25 gushti
thumbs_b_c_e4d34428a67fbcbfbc85bb34d7ae75aa.jpg

Më shumë se 100 refugjatë muslimanë Rohingya janë mbytur në fundosjen anijesh dhe incidente të varkave që nga fillimi i krizës më 25 gusht, bëri të ditur sot Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

 

"Ata që kanë arritur kohëve të fundit na treguan se kishin pritur më shumë se një muaj në kushte dëshpëruese në brigjet e Mianmarit", tha zëdhënësi i agjencisë së refugjatëve William Spindler në një konferencë shtypi të premten në Gjenevë.

 

Duke theksuar se rreth 30 varka të improvizuara mbërritën nga Mianmari në Bangladesh, duke mbajtur më shumë se 1.000 njerëz gjatë 10 ditëve të fundit, Spindler tha se “Në pamundësi për të paguar për kalimin, refugjatët janë duke ndërtuar varkat nga çfarëdo materiali që ata mund të gjejnë në duart e tyre, kryesisht shtylla bambu dhe kanaçe të zbrazëta jerry të lidhura së bashku me litar dhe të mbuluara me fletë plastike”.

 

Sipas OKB-së, popullsia totale e refugjatëve Rohingya në këtë zonë tani është mbi 833.000.

 

Refugjatët janë duke ikur nga një operacion ushtarak në të cilin forcat e sigurisë dhe turmat budiste kanë vrarë burra, gra dhe fëmijë, kanë plaçkitur shtëpitë dhe djegur fshatrat Rohingya.

 

Rohingya, e përshkruar nga OKB-ja si njerëzit më të përndjekur në botë, janë përballur me frikën e rritur të sulmeve, pasi dhjetra u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.

 

OKB-ja ka dokumentuar përdhunimet në masë, vrasjet, duke përfshirë foshnjet dhe fëmijët e vegjël, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga personeli i sigurisë.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 15:43  | Z.H. | 563 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
Zaev i ofron ASH-së postin e zv.ministrit në shëndetësi
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.