« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
100_9.jpg

Gostivar, 17 nëntor - Këshilltarët e BDI-së, LSDM-së dhe RDK-së në komunën e Gostivarit të premten kanë zgjedhur Nasir Musliu nga radhët e BDI-së për kryetar të ri të Këshillit komunal, njofton Zhurnal.

Edhe pse seanca konstitutive e përbërjes së re, e cila siç është paralajmëruar është dashur të ketë karakter solemn, e njëjta është zhvilluar me vërejtje nga ana e këshilltarëve të Koalicionit "Aleanca me BESË" (ASH dhe Lëvizja BESA) dhe këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.

Këshilltarët e ASH-së dhe Lëvizjes BESA, thonë se janë larguar nga mbledhja konstituive e këshillit komunal për arsye se nuk duan të jen pjesë e një skenari dhe një mbledhje të manipuluar.

"Ne këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa, nuk e pamë të arsyeshme që të jemi pjesë e një seance konstituive të manipuluar skajshmërisht, andaj edhe e lëshuam të njëjtën", thonë këshilltarët e ASh-së dhe Lëvizjes BESA në reagimin e tyre.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një prononcim për Zhurnal thotë se në ndikim të aparatit shtetëror u krijua shumicë pre 16 këshilltarëve nga 31 sa ka këshilli komunal, por shpreson që në një të ardhme të afërt të krijohet shumicë e re në këshillin komunal.

"E vërtetë është. Nën presione të hatashme të aparatit shtetëror krijuan 16/31. Por shpresoj qe në javet në vijim të krijojmë shumicë të re", thotë për Zhurnal, Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 19:10  | D.J. | 13,776 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.