« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Daçiq: Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës
dacic_4.jpg

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot në Beograd se nuk është risi çështja e një marrëveshjeje juridikisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, sepse ajo është iniciuar gjatë hapjes së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Daçiq ka thënë se është e qartë se ekziston një dallim i madh në mes të kuptuarit Prishtinës dhe qëndrimit të Bashkimit Evropian në lidhje me atë që duhet të përmbajë ajo kornizë juridikisht obligative, dhe se BE-ja nuk mund të ketë një qëndrim të ndryshëm përveç neutralitetit statusor, sepse pesë vendet e BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, shkruan Politika.

“A e dini se kur këto vende do të japin pëlqimin e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës në mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e BE-së? Kurrë! Por, le të mos kthehemi tani në ato vende, të luftojmë ne deri në fund”, tha Daçiq, pas bisedimeve me kryeministrin e Guinea-Bissau, Umar Sisoko Embal.

Ministri i Jashtëm serb tha se “pak kush e di se çfarë duhet të jetë përmbajtja e marrëveshjes juridike obligative dhe me siguri do të ketë presion në lidhje me pavarësinë e Kosovës”.

“Pozicioni ynë është parimor dhe i qartë dhe ne nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë atë. Ne jemi të hapur për dialog, por nuk pranojmë veprime të njëanshme”, tha Daçiq.

Ai përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 19:29  | T.E. | 1,088 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.