Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
BDI e LSDM nuk kanë shumicë në këshillin e Tetovës, pritet marrëveshje ndërpartiake
tetovo.jpg

Tetovë, 17 nëntor - Njejtë si para katër viteve, vështirë po shkon formimi i shumicës në këshillin e komunës së Tetovës, ky këshill numëron 31 këshilltarë ndërkohë që për shumicën duhen 16 këshilltarë e më shumë në këtë numër ka BDI, 9 këshilltarë.

Seanca konstituive nuk solli zgjedhjen e kryetarit të këshillit ndërkohë që partitë janë pajtuar që ju duhet më shumë kohë që të bëjnë marrëveshje se kush do të drejtojë këtë institucion.

BDI ka 9 këshilltarë, Lëvizja Besa ka 6, VMRO ka 5, ASH ka 4, LSDM ka 3, PDSH 3 dhe partia demokatike e turqëve ka 1 këshilltarë.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi ka thënë se partia e saj edhe në të ardhmen do jetë pjesë e shumicës.

"Nuk është arritur marrëveshje, duhet të mbarojnë gjithë mbledhjet dhe konsultimet dhe mendoj se kjo do të rezultojë me zgjidhje dhe vendime të mira për qytetarët, ne kemi shumicën, kemi më shumë parti dhe formojmë shumicën që të tejkalojmë vendime të rëndësishme në këshill", ka thënë Arifi.

Nga rradhët e LSDM të bindur janë se bashkë me BDI do kenë shumicën në këshill, këshilltari Zhive Aleksovski shpreson në përkrahje nga partitë tjera.

"Po, ne do jemi pjesë e shumicës, LSDM, BDI, PDSH dhe këshilltarja turke do punojmë së bashku", ka thënë Aleksovski i LSDM.

"Akoma nuk ka informacione zyrtare mbi koalicionin vetëm nëse mendojmë mes BDI dhe LSDM, megjithatë për shumicë në këshill duhen 16 numra, akoma nuk e di nuk dua të spekuloj, uroj të kemi shumicë në seancën e rradhës", kështu ka thënë Aleksandar Veljanovski këshilltar i VMRO.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 21:27  | T.E. | 4,865 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.