« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
0i7c9GDK.jpg

Shkup, 17 nëntor - Partitë politike në Maqedoni janë shumë përpara partive evropiane për nga numri i anëtarve partiak dhe me ketë Maqedonia llogaritet si shtet i partizuar, kështu thonë rezultatet për mbikqyrje komperative dhe mangësi zgjedhore në Maqedoni dhe rajon të organizatës "Qendra", transmeton Zhurnal.

Në Maqedoni 13 për qind e qytetarëve janë anëtarë të njërës nga tre partitë më të mëdha politike: VMRO-DPMNE-së, LSDM-së apo BDI-së, ndërsa anëtarësia në partitë më me ndikim evropiane nuk është më shumë se 2 për qind nga numri i përgjithshëm i banorëve të shtetit përkatës.

Sipas të dhënave të këtij studimi , VMRO-DPMNE ka 170.000 anëtar, që është 8 për qind nga numri i anëtarëve të tri partive më të mëdha politike. LSDM-ja, sipas vlerëzimit zyrtar ka rreth 70 mijë anëtarë, ndërsa BDI 35 mijë anëtar.

Nga ana tjetërjanë partitë evropiane, Britania e Madhe, për shembull, e cila ka rreth 66 milion banorë me anëtarësi më të madhe është Partia Laburiste e cila ka 517 mijë anëtar, gjegjësisht më pak se 1 për qind nga numri i përgjithshëm i gjithë popullatës. Tre partitë më të mëdha kryesore në Britani - Partia Laburiste, Konzervatore dhe Liberal - demokrate, si thuhet në studim, kanë gjithsej 1.6 për qind anëtarësi nga numri i përgjithshëm i trupit votues.

Të ngjashëm janë numrat edhe në Rusi, ku partia e Bashkuar për Rusinë, e cila ka 2 milion e gjysëm anëtar ka anëtarësi prej 2 për qind nga numri i përgjithshëm i trupit elektoral.

Në fokusin e hulumtimit është edhe financimi i partive politike, lartësia e donacioneve, sanksionet, kontrolli i parave të gruumbulluara etj. Në Maqedoni ka rregullativë, por ajo nuk zbatohet dhe sipas shumë vlerësimeve, limiti që është i lejuar për donacione është shumë i lartë krahasuar me standartin e qytetarëve. Kjo është edhe një nga kritikat e GREKO dhe ODIHR, të cilët përveç  aplikimit të sanksioneve, kërkojnë nga MAqedonia të zvogloi edhe limitin e donacioneve nga kompanit private i cili është 30 mijë euro dhe nga persona fizik që është 3 mijë euro, pasi që sipas tyre është e pa logjikshme që në Maqedoni rroga mesatare të jetë 350 euro, ndërsa dikush të jep donacion kaq të lartë për partitë.

Nëse krahasohet me vendet e rajonit, shumë vende i kanë të ndaluara me ligj donacionet nga kompanitë për partitë politike, në Sllovaki për shembull, secili që do të jep donacion duhet të nënshkruaj marrëveshje, dhe të gjithë donacionet në vend shkojnë nëpërmjet llogarive bankare. Më shumë parti Evropiane kanë revizor të tyre, ndërsa po ashtu edhe procedurat për kontroll në më shumë vende paerashohin revizion para se të dorëzohen raportet e partive. Në një numër të konsiderueshëm të vendeve, nga ana tjetër, ka një lloj, standarti evropian, të ndalohet reklamimi i partive politike jashtë serviseve publike.

Vlerësimi gjeneral i organizatave ndërkombëtare, të cilat i mbikqyrin zgjedhjet është se në Maqedoni institucionet të cilat e kontrollojnë financimin e partive politike janë hibride, dhe se nuk janë as të pavarura nga Qeveria, po as të pavaruara nga partitë politike dhe se kontrolli në më shumë rregullativ, se sa realitet.

Por, aplikimi i sanksioneve është pika e dobët në më shumë vende evropiane. Pjesa më e madhe e vendeve të Evropës, rreth 36 nga 44, parashohin kryesisht dënime për partitë , në francë dënimet janë nga 3.780 euro e më shumë.

Në Ballkan, është prezente paraqitja e ndërmarrjeve publike dhe gjysëm shtetërore si donatorë të partive politike, që OBSE kërkon menjëherë të ndalohet.

Sa i përketë lisatve zgjedhore, se çfarë dallimi ka midis numrit të votuesve dhe numrit të përgjithshëm të popullësisë, Në Maqedoni ky dallim është diku mbi 10 për qind, ndërsa të dhënat tregojnë se në Gjermani është 28.8 për qind, ndërsa Belgjikë 26 për qind./Zhurnal.mk/

Më tepër ndiq linkun në vijim:
http://www.zhurnal.mk/studija.pdf

 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 23:00  | D.J. | 3,866 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.