Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Raufi: Jam i bindur se do të ketë rigjykim për “Monstrën”
900_2.jpg

Shkup, 17 nëntor - Edhe pas 44 ditëve nga mbajtja e seancës së hapur publike në Gjykatën Supreme për rastin “Monstra”, akoma nuk është vendosur në bazë të ankesave të të akuzuarve dhe kërkesës së Prokurorisë Publike që lënda të kthehet në rigjykim.

Sipas avokatit mbrojtës, Naser Raufit, vendimi për rastin pritet të publikohet së shpejti, pasi që po mbaron edhe afati kohor prej 60 ditëve për të vendosur.

Ai shpreh bindje se vendimi mund të jetë i miratuar, por që akoma nuk po iu dorëzohet palëve mbrojtëse dhe të akuzuarve.

“Mendoj se këto ditë apo javën që vjen do të shpallet vendimi nga ana e Gjykatës Supreme. Mendoj se vendimi është sjellë por ne nuk e kemi pranuar. Sipas meje, është edhe e vendosur, nuk e dimë vendimin e Gjykatës Supreme, por jam optimist se me këtë lëndë edhe praktikisht do të fillojë në Maqedoni sundimi i drejtësisë. Jam i sigurt se Gjykata Supreme do ta kthejë lëndën të rigjykohet në gradën e parë”,- deklaroi avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Raufi thekson se sipas Ligjit për procedurë penale, nëse Gjykata vendos që të rikthejë lëndën në rigjykim, të akuzuarit duhet të mbrohen në liri.

“Me vet rikthimin e lëndës duhet edhe paraburgimi me automatizëm të ndërpritet, pasi sipas Ligjit për procedurë penale kaluan dy vite nga aktakuza. Nuk do të ekzistojnë aktgjykimet që të jetë paraburgimi në fuqi, jam në mendim se do të mbrohen në liri, ashtu është sipas ligjit dhe seanca që do të vijojë rikthimi mendoj se do të jetë shumë më e shkurtër se gjykimi që ka qenë. Mendoj se në disa seanca, sipas meje, 5-6, do të sqarohet ky rast dhe zbardhet montimi i këtij rasti”,- theksoi avokati mbrojtës, Naser Raufi, njofton TVM2.

Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës janë dënuar me burg të përjetshëm gjashtë persona. Lideri i LSDM-së, tani kryeministër, Zoran Zaev, disa herë kishte paralajmëruar se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë asnjë material nga bisedat e përgjuara që kanë të bëjnë me këtë rast nuk është publikuar. Familjarët dhe opinioni presin që PPS të hetojë rastin.

Nga Prokuroria Speciale më herët kanë njoftuar se rasti “Monstra” është në fazën parahetimore.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 21:56  | D.J. | 1,579 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.