« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Rama shpërthen ndaj Bashës: Nuk e mbroj Tahirin siç bëri Berisha me ty, i shpëtove drejtësisë me procedurë, Monika nuk të bën dot lider
rama-foto05.jpg

Tiranë, 17 nëntor - Seanca parlamentare e ditës së djeshme, është karakterizuar nga debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe në këtë seancë protagonist u bë sërish kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilët akuzuan fort njëri-tjetrin. Debatet janë përqendruar fillimisht te buxheti i vitit 2018, duke kaluar më pas në debate për krimin në vend dhe çështjen “Tahiri”. Dhe pikërisht “mollë sherri” mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD ka qenë një pyetje që ky i fundit i drejtoi kreut të ekzekutivit, se pse nuk flet më për Saimir Tahirin. Në kundërpërgjigje ndaj tij, Rama ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka vënë përballë rastin e tij me Tahirin dhe atë të Berishës kur ishte kryeministër me Bashën. Kështu, nga foltorja e Kuvendit, kreu i ekzekutivit deklaroi se nuk e bën dot për asnjë bashkëpunëtor të tij atë që ka bërë Saliu për Bashën, kur shmangej nga drejtësia me raporte mjekësore. “Ty të intereson vetëm pushteti, ndaj e po e bën këtë, jo për të vërtetën, dhe për pushtetin je gati të bësh llum çdo gjë. Ta kesh të qartë, ta keni të qartë të gjithë, unë kam qenë dhe do jem gjithmonë ky. Unë bashkëpunëtorët i besoj të gjithë dhe mbroj deri në fund idetë që ndajmë, punën që bëjmë. Por unë nuk jam avokati i asnjë bashkëpunëtori, kush prek në dërrasë të kalbur, të shkojë e të përgjigjet aty ku duhet të përgjigjet. Nuk e bëj dot për askënd atë që bëri Saliu për ty, kur u akuzove dhe u shmange me raport mjekësor dhe s’u paraqite fare.Ndërkohë, ai merrte fjalën këtu dhe të mbronte, edhe kur ishe i akuzuar nga prokuroria.Kjo është gjëja më anormale që mund të bëjë një kryeministër. Unë s’e kam bërë kurrë dhe nuk kam për ta bërë”, deklaroi ai.

Rama thumbon Bashën e Kryemadhin

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka thumbuar nga foltorja e Kuvendit dy krerët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. Në replikat me kryetarin e PD, Rama e ndali theksin tek raportet brenda të ashtuquajturit “Fronti Opozitar”, duke “pickuar” lidershipin e Bashës dhe ndikimin e kryetares së LSI në radhët e demokratëve. Madje Rama i është drejtuar Bashës duke i thënë se Monika Kryemadhi e bën të ndihet më i fortë, por nuk të rrit dot. “Unë u përpoqa të të bëj lider, por ti e mohove marrëveshjen tonë. Lul, Monika të bën të ndihesh më i fortë, por nuk të rrit dot, të zvogëlon, ndaj bëj si të duash, hajde prapë këtu, fillo me sharje e shpifje. A i gjete njerëzit e PD-së që të mori Monika, se e keni katandisur këtë parti në një tufë pa ide dhe pa program, por thjesht bëni zhurmë. Rritu Lul, rritu. Bëhu vetja, prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul, se PD ka nevojë për një lider të rritur, jo për një fëmijë që nuk rritet dot. Këto nuk janë batuta, janë fjalët e një njeriu që të do, që ka bërë përpjekje të sinqerta të të ndihmojë të rritesh, të bësh një akt prej lideri, dhe të vetmin akt prej lideri ti e mohove dhe e mohon”, u shpreh ai.

Kryeministri flet me emra

Ndërkohë Rama i është përgjigjur akuzave të kryetarit të PD, Lulzim Basha se qeveria po lejon ndërtimin e hoteleve me 5 yje dhe kullave në Tiranë, për pastrimin e parave të drogës, duke përmendur me emra biznesmenët e ndërtimit, një pjesë e mirë e të cilëve janë financues të PD-së.“Avni Ponari, ndërtues dhe sponsor i PD, kërkon të ndërtojë një hotel me 5 yje në Valbonë. Po pastron para? Të Kujt? Po investon para të tij legjitime. Kjo është kërkesa e parë. Dhe ndryshimi mes nesh dhe jush, mes meje dhe atij që foli përpara meje, është ky unë nuk i ndaj shqiptarët në të tanët dhe të atyre”, nënvizoi Rama.


/Agjensia e Lajmeve Sot News/

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 09:32  | Xh.I. | 726 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.