Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Spartak Ngjela: Berisha dhe Basha u blenë nga grekët për marrëveshjen e detit, kanë ishuj në Greqi
ngjela1_81.jpg

Tiranë, 17 nëntor - Avokat Spartak Ngjela ka folur dje sërish për marrëdhëniet me Greqinë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pak ditë më parë ishte në Kretë për të negociuar me homologun Kotzias. Por për Ngjelën, marrëveshja që arriti Basha e Berisha me Athinën ishte korruptive.

“Marrëveshja e detit, në një prizëm perëndimor të korrupsionit ndërshtetëror internacional, mund të fundosë kryeministrin grek Karamalis, kryeministrin shqiptar, Berisha, ministren e Jashtme greke, Bakojanis, dhe ministrin e Jashtëm shqiptar, Basha. Por ndoshta dhe shumë të tjerë. Ka të dhëna se dy shqiptarët, Berisha, Basha, janë blerë nga grekët. Flitet për një ishull grek dhe një shumë tepër të madhe. Shenjat tregojnë se kryeministri aktual grek e ka kapur këtë kartë dhe kërkon të shkatërrojë Demokracinë e Re, e cila ka ngjitje në sondazhet e fundit. Por nuk është vetëm interes politik i kryeministrit Cipras, por edhe interesi i perëndimit atlantiko-gjerman që ka kapur faktet. Të shohim sesi do të precipitojnë ngjarjet. Po Rama, do ta mbrojë prapë Saliun? Prisni se do të shikoni”, tha avokati.

Më tej ai ka deklaruar se për 200 vite shqiptarët nuk janë lejuar të tregojnë fuqinë e tyre. Sipas tij, ka ardhur koha e bashkimit. “Historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve si Arbëri është fshehur nga fuqitë e mëdha europiane në 200 vjet rresht. Tani gjithçka po shkon drejt të vërtetës. Sot ka dalë frika e shqiptarëve e imponuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor: Çamëria po flet shqip hapur. Edhe Maqedonia gjithashtu. Edhe Mali i Zi. Shqipëria sot ka dy kryeqytete në Ballkanin Perëndimor, Tiranën dhe Prishtinën; dhe ka dhe dy aleatë të mëdhenj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë. Sot po vdesin nga frika ata që bënë marrëveshjen e detit me Greqinë”, tha ai. Një reagim të ngjashëm ai bëri dhe pak ditë më parë, ku deklaroi se grekët pranuan se deshën të pushtojnë trojet shqiptare. “Kjo është klasa politike shqiptare: vjedhacake deri në shitje territoresh. Gjithmonë kështu, që nga Esat Toptani e deri sot. Fatkeqësia e madhe e këtij vendi në mbi njëqind vjet. Por tani të gjithë janë drejt fundit. Fuqitë e mëdha që na kanë gjymtuar duke na quajtur osmanë janë tani të bashkuar me idenë austro-hungareze që vetëm shqiptarët janë perëndimorët siu generis në Ballkanin Perëndimor. Madje në të gjithë Ballkanin: se edhe kroatët në 60 përqind të tyre janë në një prejardhje me shqiptarët. Erdhi koha që shqiptarët të vendosin të drejtat e tyre”, tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.11.2017, 09:33  | Xh.I. | 792 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.