« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Mishërimi i së bukurës tek idioti i Dostojevskit dhe shpëtimi

Shkruan: Dr. Rexhail Ramadani

Heroi kryesor i romanit `Idioti` është princ Mishkini që Dostojevski ja besoi mishërimin e së bukurës. Misioni i Mishkinit ishte i ngjashem me misionin qe kishte dikur Jezu Krishti dhe profetët e linjës Abrahamike që të shpëtojnë njerëzimin. Edhe Princi Mishkin u shfaq me këtë mision profetik që përmes mishërimit të së bukurës te shpëtojë shoqërinë e degraduar ruse që e kishte kapluar një degjenerim i përgjithshëm që portretizohej në ambientin e zymtë të Shën Petersburgut. Karakteri kryesor i romanit `Idioti` ishte mishërim i dashurisë dhe i shpirtit të bukur. Edhe pse e bukura për Dostojevskin paraqiste një mister. Për ta kuptuar më saktë se pse pikërisht Dostojevski e emëroi princin Mishkin `Idioti`, ka të bëjë më tepër me atë se si e perceptonte rrethi i degjeneruar dhe i zymtë i Shën Petersburgut të bukurën që e mishëron vetë protagonisti kryesor.

Për ta kuptuar mirë fatin e Mishkinit i cili gjithashtu në fund përfundon ashtu siç Jezu Krishti që përfundoi i kryqëzuar dhe luti Zotin që tua falë mëkatet njerëzve sepse i bëjnë nga padituria. Edhe fati i Mishkinit me gjithë qëllimet fisnike që kishte ai përfundoi prapë edhe më i sëmure se që ishte dhe u kthye prapë në Zvicerr në mjekim, por tashmë edhe më i pashpresë duke ua marrë gjithë mëkatet e rrethit të degraduar të Shën Petersburgut me vete. Po ky lloj korrupsioni kulturor shfaqet në karakteret e degjeneruara në ambientin e qytetit të Shën Petersburgut dhe Mishkini ishte mishërimi i të bukurës në mes të një rrethi të karaktereve të degjeneruar. Princi Mishkin shkoi në Zvicerr për tu shëruar nga Epilepsia dhe e donte atdheun, ai kishte një mall të madh për atdheun e tij që me gjithë zemer donte ta ndihmonte. Kur u kthye me tren prej Zvicrre ai mezi priste që të shihte natyrën për të cilën kishte mall, popullin dhe ambientin e njerëzit ne atdheun e tij. Në tren Princi Mishkin e takoi Rogozhinin që pasqyron natyreën e kundërt të tij jo vetëm në karakter por edhe në pamje. Ky antipod shpirtëror dhe fizik pasqyron dy anët e një medaljeje. Rogozhini ishte edhe i zeshkët, pamje disi të egër dhe me një natyrë të ashpër, ndërsa Mishkini ishte bjond me sy bojëqielli , i cilitert dhe kishte një natyrë të butë.

Tek `Idioti` Dostojevski përpiqet që të prezentojë kontestin shoqëror dhe brenda kontestit perfshihet njeriu ideal si protagonist , që ishte njeriu – Zot , ose njeriu që mirësia dhe njerëzia e tij nuk ishin karakteristikë për kontekstin shoqëror që mbretëronte në Shen Petersburg. Ky njeri në këtë kontekst ku njerëzit kishin humbur shpirtin e tyre, ky bëhet viktimë e atyre me të cilët ai vjen në kontakt. Me kthimin në Rusi ai futet në Sallon që metaforikisht do të kishte domethënien hyrjen në shoqërinë e korruptuar ruse. Ai në fillim në tren duke ardhur për në Rusi e njofton Rogozhinin që më vonë bëhet miku dhe rivali i tij. Në fillim Princ Mishkini u vendos në hotel por më vonë e pranon gjenerali Jepançin në shtëpine e tij me të cilën familje kishte ai edhe një lidhje farefisnie dhe më pas njofton shume personalitete të elitës së Shen Petersburgut. Por elita e Shen Petersburgut nuk e pranonte Mishkinin ashtu sië ishte autentik. Të gjithë para tij shfaqeshin të mirësjellshem, por pas shpines flisnin keq për të, madje e quanin edhe me një epitet pezhorativ si idiot. Në fillim shfaqën sjellje të ftohtë dhe indiferencë ndaj tij deri sa e kuptuan se ai ishte Princ, atëhere edhe filluan ti vardiseshin.

Por Princ Mishkin e dëshmon gjatë gjithë romanit se ai ka sens për dashuri dhe miqësi. Një prej miqëve të tij më të mirë bëhet Gjeneral Jepançini, i cili përpiqet edhe të ndihmojë princin. Gjeneral Jepançini kishte tre vajza të bukura: Aleksandren, Adelaiden dhe dhe Agllajen. Princi Mishkin u përpoq tu afrohet dhe i pelqeu vajza më e re: Agllaja, por shfaqet në ndërkohë Nastasija Filipovna që ishte një grua shumë tërheqëse dhe shumë e bukur në mesin e elitës së Petrogradit. Princi Mishkin u gjet në mes të dy dashurive ndaj Agllajes dhe ndaj Nastasija Filipovnës. Në mesin e elitës e përfolnin princin Mishkin duke e paragjykuar se Nastasija Filipovna nuk ishte për të veç për Gavril Ardalinovicin i njohur si Ganja që ishte një personazh negativ për të cilin ishte i rëndësishme karriera dhe vetja. Ganja ishte nje lakmitar i madh i parase. Ganja gjithashu ishte i pezmatuar kur morri vesh se edhe princ Mishkini do të dëshironte të martojë Nastasia Filipovnën. Atanas Ivanoviq Tocki ishte një aristokrat i moshuar që e kishte pasur të dashur Nastasija Filipovnën dhe që dëshironte të rregullonte martesën e saj me Ganjën që ta largonte nga vetja. Atanas Ivanoviq Tocki edhe e kishte abuzuar Nastasia Filipovnes. Lendim qe Nastasia Filipovnes i ngjall instinktin e veteshkaterrimit deri ne fund te romanit ku perfundojne gati gjithe personazhet tragjikisht.

Në roman shfaqen edhe karktere tjera si Ipoliti, Kolja, Ferdishenko, Pticin, Lebedev etj. Ganja ishte në fillim miku i princit Mishkin, më vonë kundërshtari i tij, shume dinak dhe njeri i prishur. Ivan Fjodorovic Jepançin ishte një gjeneral, që e njohu princin Mishkin ishte i mençur dhe njeri i ndershëm, ishte edhe servil që luftonte për ndonjë pozitë. Por gjithsesi ishte një karakter pozitiv. Gjenerali Jepançin pasqyron një karakter të tillë që arrin të ruajë integritetin e tij, familjen duke siguruar një pozitë më të mirë për tu kujdesur për familjen dhe karrierën e tij. Ai respekton qellimin e princit për tu martuar me vajzën e tij Agllajën.

Romanin `Idioti` Dostojevski e shkroi larg atdheut të tij Rusisë. Atdheun e donte Dostojevski dhe për të ishte nje burimi i imadh nspirimi. Qellimi ishte që të prezentohet tregimi mbi ` njeriun shumë te bukur e pozitiv`. Ky inspirim dhe krijimi i karakterit te Mishkinit mund të krijohet bindja se inspirimi ishte tek thënia profetike e Dostojevskit se ´e bukura do të shpëtojë botën. Pikërisht kjo ide fillestare u mishërua në karakterin e kryepersonazhit ku e bukura shfaqej si shpirti i bukur ide të cilën e shfaqi edhe Fridrih Shiler në letrat mbi edukimin estetik. Idea e së bukurës si shpëtim nga moçali që ishte zhytur shoqëria e degraduar ruse ishte edhe lajtmotivi i romanit. Idenë e shpirtit të bukur e përpunoi Fridrih Shileri në `Letrat mbi edukimin estetik` ku e bukura e shpirtit shfaqet si harmoni e ndjenjës së edukuar dhe arsyes.
 Princi Mishkin e kishte misionin në roman që të prezentojë të bukurën si shpëtim në shoqërinë e degjeneruar ruse. Dostojevski princ Mishkinit i ngarkon si mision profecine e tij ` se e bukura do të shpëtojë botën`.

Mishkini mjekohej në Zvicerr për Epilepsi. Por sado që ishte larg atdheut ai bartë me vete dëshirën që të kthehej në atdhe tek rrënjët e tij dhe ti ndihmoj popullit të tij për të cilen ushqente një dashuri të madhe. Duke e pasur këtë qëllim fisnik është e qartë se çfarë detyre të vështirë kishte heroi i romanit `Idioti`.

Tek familja Jepançinëve që pranuan princin , Mishkini në bisedë e sipër me Zonjën Jepançin dhe tre vajzat e saj e spjegoi edhe ate që Dostojevski e përjetoi edhe realisht ballafaqimin me vdekjen, sepse përshkak që ishte i përfshirë në rrethin e levizjes subverzive të Petrushevskit dhe për këtë kishte marrë një dënim me vdekje. Në momentin që u ballafaqua me vdekjen ai mësoi kuptimin e jetës. Dostojevski i kishte përjetuar këto çaste para vdekjes që i përshkruan në roman minutat e fundit të jetës së tij. Ai përmes gojës se Mishkinit e përshkruan këtë çast jo të zakonshëm të jetës së tij. Në fillim thotë e ktheva gjithë jetën time mbrapa, më pas shikova kryqin, diellin se si pas pak çasteve do të shuhesha duke u kthyer ne asgjë. E fundit që i erdhi në mëndje ishte : Po çka tha sikur të jetoja, do të ishte eternitet. Do ta shëndërroja çdo minutë në një epokë. Ky ballafaqim i Dostojevskit me vdekjen dhe perjetimi i tij, shpresa e fundit për të jetuar befas jeta morri kuptim dhe sidomos vlerësimi i kohës. Kjo shkëndijë e lindi edhe egzistencializmin dhe kuptimin më të thellë të egzistencës sonë. Egzistencializmi si një rrymë e re përpunohet prej Dostojevskit në novelën e tij `Shënime nga nëntoka` te cilen e lexon edhe filozofi gjerman Fridrih Niçe duke e vlerësuar shumë më pas edhe romani `Vellezërit Karamazov`. Fjodor Dostojevski është një nga ideologët kryesorë të filozofisë egzistencialiste.

Përpos kësaj Mishkini u spjegoi në familjen e Jepançinëve edhe për rrugën e lumturisë duke u zhytur në fantazinë e tij në udhëtim mbi malet e deri në arritjen e qiellit kur parafytyroi një botë të re të pastërt, një botë të re të qetë që reflektohej edhe në qetësinë shpirtërore të Mishkinit ndryshe nga bota e ndotur dhe ambienti i zymtë i qytetit të Petersburgut. Kjo lloj gjendje ekstatike që e përshkruan Dostojevski prej studiuesve mendohet se është pikërisht faza e aurës meqë sic dihet botërisht Dostojevski vuante nga Epilepsia.

Antipodi i Mishkinit, Rogozhini kishte trashëguar një pasuri nga prindi që ishin familje tregtarësh. Lidhja e tij me parane flet për karakterin e korruptuar të tij, pasionin që kalon në xhelozi të pashfrenuar dhe ai pasqyron erresirën që mbizotëronte në shoqerinë ruse përkundër Princit Mishkin që reflektonte dritën dhe shpëtimin. Ashpërsia e Rogozhinit ishte një antitezë e dhembshurisë së Mishkinit.

Në romanin `Idioti` shfaqen gjithë karakteret e ndryshëm të botës reale mashtruesit, pijanecët, intrigantët, servilët dhe në një mes e fut Dostojevski shpirtin e bukur. Ajo që ishte e vështirë në këte shoqëri të gjejë ishte njerëzorja sepse këtyre njerëzve që përfaqësonin kulturën dekadente dhe shpirtin e korruptuar u kishte vdekur shpirti. Ato udhëhiqishin nga instinkti i mbijetesës së asaj gjendje që Fridrih Shiler e quan gjendje natyrale mbi logjikën Hobsiane ´homo homini lupus est`, ndërsa sipas logjikës së filozofit dhe dramaturgut gjerman Fridrih Shilerit Mishkini ishte në nivel të gjendjes estetike që përpiqeshte të ndikojë në këtë shoqëri të korruptuar, edhe pse ndikimi i tij ishte zero. Të bukurën që e shfaqte karakteri i Mishkinit në romanin `Idioti` nuk perceptohej si vlerë por si një kotësi e bukura përqeshej dhe ironizohej nga rrethi hipokrit i elitës së Shën Petersburgut. Por Mishkini i demaskonte karakteret duke ua zbuluar defektet e tyre, të cilet nuk ishin gatshëm edhe pse e dinin të pranonin një gjë të tille. Defekti i tyre ishte se ato kishin instinkte e mbijetesës por tek to mungonte shpirti, që njeriut i jep dimensionin e shëmbëlltyrës hyjnore.

Nuk e kishte të lehtë as Dostojevski ta portretizoj mishërimin e së bukurës në
 një karakter siç ishte Mishkini. Misioni i princit Mishkin ishte si ajo e profetëve ai dëshironte ti gjendej afër secilit që kishte nevoje për ndihmë përmes tij Dostojevski donte të portretizonte të bukurën si shpëtim. Princ Mishkini ishte tejmase i ndjeshëm, ai kur vizitoi familjen e Jepançinëve e ndjeu se Agllaja një bijë e kësaj familje , edhe pse kishte nje bukuri jo te zakonte ajo kishte nje shqetesim te brendshem qe brente nga brenda.

Ne anen tjeter shfaqet Nastasija Filipovna ne te cilin princ Mishkini verente nje grua shume te bukur, pasionante, te thelle , e shqetesuar, ekscentrike qe vuan nga nje neuroze e theksuar pershkak te poshterimit, dhimbjes se perjetuar dhe lendimit qe ajo kishte perjetuar ne nje rreth te tille qe mbizoterohej nga shkelqimi i rrejshem i elites se Petersburgut i pasur me plot hipokrizi , mashtrime dhe shpirtligesi. Ajo kishte qene e dashura e aristokratit te pasur dhe te moshuar Athanas Tockit. Ajo vuante nga ajo gjendje qe Dostojevski e quan paaftesia per te dashuruar, dhe sipas Dostojevskit kjo ishte fatkeqesia me e madhe e njeriut. Zhgenjimet e saj nga lendimet qe kishte marre bukuroshja Nastasija Filipovna ishin shkaku qe ajo kishte humbur kete aftesi.

Nga menyra se si sillej Mishkini në rrethin e Shen Petersburgut ngjalli një `skandal` në rrethin e tillë, sepse ajo ishte një sjellje e pazakontë për rrethin e degraduar të Shën Petersburg. Një herë madje Jevgenij Pavlovic Radomski thotë se Mishkini, i gjori `Idiot` I dashuron te dyja edhe Agllajën edhe Nastasija Filipovnen është interesant se çka do të ndodhë me këte idiot të përvuajtur thoshte me ironi Radomski.

Kjo luftë në mes të mirës dhe të keqes në zemrat e karaktereve të romanit `Idioti` mbizotëron gjatë gjithë romanit. Ky shqetësim i brendshëm nuk gjendet vetëm të Nastasija Filipovnës, Agllaja por edhe tek Rogozhini, tek Gavril Ardailonovici-Ganja , tek Ipoliti , Lebedevi por këtë lloj lufte të brendshme e kemi tek të gjithë karakteret. Mishkini tek të gjithë u zbulonte diçka që moti e kishin humbur dhe u kishte vdekur brenda tyre. Ky zbulim qe u bënte Mishkini ishte skandal për atë rreth shoqëror sepse ai u zbulonte defektin e shpirtit të tyre. Ato edhe e dinin përgjigjen dhe e dinin se çka u mungonte atyre, por kishin frigë që të futeshin në shpirtin e tyre. Karakteret që i zbulonte Mishkini kishin humbur dy elementet thelbësore shpirtin dhe njerëzoren andaj sjelljet e tyre ishin vetëm në nivel të instinkteve për mbijetesë apo siç e quan Fridrih Shileri gjendjen natyrale.

Për këtë arsye edhe përgjigja ishte jo në përputhje me ato çka personazhet ndjenin. Princi Mishkin përpiqeshte që së paku të mbjellë një kokërr të besimit, të së bukurës shpirterore që te fisnikëroheshin dhe të zvoglonin gjithë të keqen dhe ligësitë që i bartnin me vete karakteret e romanit. Për vdekjen e shpirtit tek njerëzit kishte një rol të madh sipas Dostojevskit edhe shoqëria, edukimi i pergjithshem në shoqërinë Ruse që e prodhonte karakterin e lig dhe e dehumanizonte njeriun. Ky keqedukim ishte shkaku I ketij korruptimi dhe degradimit të përgjithshem kulturor që shprehet më së miri në karakteret negative të romanit.

Princi Mishkin u perpoq që ti shpëtoje njerëezit që i donte, një ndër to ishte edhe bukuroshja Nastasija Filipovna të cilën nuk arriti ta shpëtoje të cilen e vrau Rogozhini, por të paktën arriti qe tja zgjojeë shpirtin dhe ta zbulojë c ndjenjën e thelle atë që ajo e kishte humbur gjatë kohë nga lëndimet që kishte marrë pra ate që e quan Dostojevski aftësia për të dashuruar. Tragjedisë së Nastasia Filipovnes nuk mundej që ti ikej. Përderisa Princ Mishkini për Nastasija Filipovnen kishte njëe lloj tëe dashurisëe kompasioante dhe e përzier me ndjenjën e keqardhjes, ndaj Agllajës ai kishte një dashuri romantike njëra prej vajzave më të vogla të Gjeneralit Ivan Fjodorovic Jepançin e kuptoi së një mashkull i tillë duhet të dashurohet gjithë jetën, kjo e bëri të ditur këtë gjë kur ja recitoi Mishkinit poezinë e Aleksandër Pushkinit `Kalorësi i varfër` ku portretizohet bukuria e shpirtit te bukur. Edhe pse kishte një ambivalencë të tillë, princ Mishkini e zgjodhi të shpetojë Nastasija Filipovnën që vuante dhe mbarte me vete një pezmatim dhe një zemërim të shtypur që shpërthente herë pas here duke iu kthyer në një formë të agresivitetit të brendshëm dhe të ndjenjës së vetëshkatërrimit. Ishte kjo ndjenjë e vetëshkatërrimit, që ishte pasojë e pezmit që kishte nga lëndimet që kishte marrë që ndikoi që ajo të zgjedhë ajo në vend të princit Mishkinit qe veç ishte para martesës, harbutin dhe karakterin e ashpër të korruptuar të Rogozhinit ku edhe gjeti vdekjen e saj.

Mishkini krijoi armiq me dëshirën e vetme qe të te shpetojë njerezit që i donte. Ai deshi me gjithë zemër Nastasija Filipovnën ta shpëtojë, për këtë ai deshi që ta martojë. Por Nastasija Filipovna ik në momentin e fundit me Rogozhinin i cili e çon në shtëpi dhe e vret. Karakteri i ashpër , shpirti i errët dhe i korruptuar nuk di të vleresojë të bukuren, ai as nuk e njeh dhembshurine dhe shpëtimin andaj edhe ai e vrau. Ne vend të shpëtimit që përpiqej me shumë zell ta bëjë princi Mishkin, Rogozhini antipodi i tij shpirtëror që përfaqëson errësirën e shoqërisë dhe mungesën e shpirtit duke u shfaqur me ashpërsine qe e karakterizonte ai Nastasia Filipovnen e vret. Por vetëshkatërrimin e zgjodhi vetë Nastasia Filipovna, prandaj megjithë qëllimin fisnik të princ Mishkinit për ta shpëtuar nuk ja arriti qellimit.

Princ Mishkini donte që të zgjojë një fije të besimit, sa një grimcë të së bukurës shpirtërore që tu ndihmojë personazheve ti largojnë mendimet negative dhe ligësitë që ato bartin thellë në shpirtin e tyre. Në atë shoqëri kishte vdekur njerëzorja. Princi Mishkin vërente se tek njerëzit kishte vdekur njerëzorja, dhe romani paraqet kolorit të karaktereve të ndryshme dhe i jep një dimenzion psikologjik dhe sociologjik ambientit të zymtë që mbizotëronte në Shën Petersburg.

Pasi e vrau Rogozhini Nastasija Filipovnën, Mushkini përfundoi shumë keq në një gjendje të vështirë katatonike pa shpresë se do të permirësohej. Mishkini kthehet në Zvicër edhe më i sëmurë sikur i morri gjithë mëkatet e njerëzve me vete. Te bukurën nuk e pranoi shoqëria e degraduar ruse, ajo ishte vetëm një viktimë e saj sepse nuk ishin të edukuar dhe të ndërgjegjshëm për ta pranuar shpëtimin.
 Edhe pse shumë herët Dostojevski e ka shkruar romanin `Idioti` flet për vlerat univerzale që bart romani. Edhe porosia e Dostojevski për shoqërinë e degraduar ruse ishte që nëse pak merr vetem një grimce nga shpirti i bukur i që ishte misheruar në Mishkinin, atëherë shoqëria do të ishte e aftë të shpëtojë nga këneta që e ka futur korrupsioni kulturor që i prodhon karakteret e korruptuara që prodhohjnë tragjikën e përgjithshme shoqërore

 17.11.2017, 09:56  | Xh.I. | 2,525 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.