« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Buxheti i Maqedonisë për vitin 2018, më shumë mjete për investime dhe rritje të pagave
132324635.jpg

Shkup, 18 nëntor - Buxheti shtetëror për vitin 2018 do të jetë 3,4 miliardë euro dhe janë paraparë mjete për investime kapitale, pagesë të pandërprerë të pagave, pensioneve, trasnfere dociale dhe përkrahje të kompanive venase.

Nga Qeveria premtojnë menaxhim efikas dhe të kujdesshëm me zvogëlim të dukshëm të harxhimeve joproduktive. Ky, thonë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski është buxhet për stabilizim financiar, me të cilin është zvogëluar deficiti në 2,7 për qind, nga 2,9 për qind të projektuara në fillim. Financimi do të bëhet me huamarje të brendshme dhe të jashtme, ndërsa me qëllim të mbajtjes sa më të ulët të huamarjes, rritet akciza e naftës për tre denarë nga 1 janari i vitit 2018.

Të hyrat për vitin e ardhshëm janë për 4,7 për qind më të larta në krahasim me këtë vit.

Nga tatimet planifikohet të mblidhen 114.979 milionë denarë, që është për 7,5 për qind më shumë nga ky vit. Nga kontributet priten 55.403 milionë denarë, gjegjësisht pesë për qind më shumë nga ky vit. Kjo rritje bazohet në lëvizjen e pritur ekonomike, rritjen e punësimeve dhe pagave të punonjësve.

Shteti më së shumti, gjegjësisht 32 për qind parasheh për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, 19 për qind për zhvillim ekonomik dhe çështje fianciare, 14 për qind për shëndetësi, 11 për qind për arsim, shkencë dhe sport, nga pesë për qind për ndërtimtari, transport, komunikime, ekologji dhe rend publik, tre për qind për mbrojtje, nga dy për qind për punë të jashtme dhe integrimet evropiane dhe kulturë dhe nga 1 për qind nga buxheti janë parparë për gjyqësinë dhe zhvillimin rajonal.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.11.2017, 12:13  | T.E. | 3,408 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.