« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zbulohen mesazhet, Blushi përzë Mimoza Hafizin nga LIBRA
blushi-hafizi-768x432.jpg

Bashkëthemeluesja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi,i ka dhënë lamtumirën Ben Blushit. Ndarja e tyre politike mësohet të jetë bërë për shkak të propozimit të Mimoza Hafizit në statut, që LIBRA të ketë dy krerë partie, gjë që si duket ka prekur interesat e Ben Blushit. Disa mesazhe të zbardhura nga “neësbomb.al” tregojnë se ky moment ka qenë i ashpër, pasi edhe gjuha e përdorur në debat ka qenë e fortë. Në mesazhin që Ben Blushi i ka dërguar Mimoza Hafizit, e quan “hileqare” dhe i uron pleqëri të mbarë, dhe shkak mësohet të ketë qenë propozimi që ka bërë Hafizi në statut, për dy krerë partie. “Pension të mbarë Moza… Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”, i shkruan ashpër Ben Blushi bashkëthemelueses së LIBRA-s.

Hafizi tha se nuk do të komentojë emailet e publikuara në media ku Blushi e tejkalonte etikën, dhe i uron pleqëri të mbarë, duke e quajtur hileqare, por shprehet se e gjithçka ka ndodhur i ka krijuar një stres të madh. “Jam shumë e lodhur dhe shumë e rënduar psikologjikisht. Në këto momente kam nevojë për qetësi”,- u shpreh ajo. Pedagogia dhe anëtarja e LIBRA- sm Mimoza Hafizi kundërpërgjigjet me një tjetër mesazh kundrejt Blushit dhe anëtarëve të tjerë teksa shprehet e prekur nga këto fjalë. Hafizi teksa u drejtohet kolegëve tregon se ditët e fundit është fyer shumë nga kryetari Blushi, e pretekst ka qenë drafti i statutit. “Jam thellësisht e prekur nga këto fjalë që vijnë nga personi që kam mbështetur më shumë…”, kështu e nis mesazhin e saj Hafizi, ndërsa më tej kërkon mbështetje nga anëtarët e LIBRA-s.

Dy themeluesit e LIBRA-s mbetën jashtë Parlamentit pas zgjedhjeve të 25 qershorit ku nuk arritën të siguronin asnjë mandat, pas kësaj nisën përplasjet mes tyre, që çuan deri në shkëputjen përfundimtare. Më 13 tetor të vitit 2016, Ben Blushi gjatë fjalës së tij në Kuvend, dha lajmin se ai dhe Mimoza Hafizi kishin vendosur të largohen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Vetëm një vit nga shpallja e partisë LIBRA, dy themeluesit e saj Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrit.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.11.2017, 15:58  | T.E. | 1,724 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.