« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
« Analizë » Ballkani i rrezikuar nga politika ruse, Maqedonia një shtet i brishtë
foto-5.jpg

Shkup, 18 nëntor -  Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duhet të veprojë urgjentisht për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Reagimi vjen nga Daniel Server, profesori universitar dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në Ballkan.

Server argumenton se një nga shkaqet kryesore të destabilitetit në Ballkan është përzierja e Rusisë, e cila, sipas analizës së Server, nuk dëshiron një zhvillim properëndimor dhe demokratike të kësaj pjese të Europës.

Analisti thekson se Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë janë njoftuar me rekomandimet e tij.

Server në analizën e tij nuk parashikon një luftë të re të madhe në Ballkanin Perëndimor, megjithatë ai nuk përjashton shpërthimin e dhunës në Ballkan.

Server sugjeron një ndërhyrje diplomatike dhe ekonomike më të fortë perëndimore dhe një aktivizim shumë më të madh amerikan.

Por, historiani Arben Llalla thotë se paqja në Ballkan është e rrezikuar nga politika ruse e cila ka financuar dhe krijuar këto viteve të fundit Aleancën shoviniste fetare mes ultranacionalistëve serbë të Partisë Radikale serbe, themeluesi i së cilës është Vojisllav Shesheli, dhe grekë të partisë ekstremiste naziste Agimi i Artë të Greqisë.

"Kohëve të fundit nacionalizmi fetar dhe ultranacionalizmi janë ringjallur ndonëse jo si forca të fuqishme, por kanë në fillim si shkëndija dhe që po bëhen më të dukshme në Parlamentet e Greqisë, Serbisë edhe në ndonjë vend tjetër të Ballkanit", thotë për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

Ai thekson se Maqedonia është e rrezikuar sepse është një shtet i brishtë, vetoja greke për mos anëtarësim në NATO, po tregon se kemi të bëjmë edhe me një ndërhyrje të Rusisë indirekt.

"Maqedonia është e rrezikuar sepse është një shtet i brishtë, Vetoja greke për mos anëtarësim në NATO, po tregon se kemi të bëjmë edhe me një ndërhyrje të Rusisë indirekt tek disa deputet grekë, por edhe tek disa forca politike brenda në Maqedoni. Kështu, barra e stabilitetit të Maqedonisë bie mbi shqiptarët në rolin kryesor duke rrezikuar edhe çështjet e tyre kombëtare dhe ekonomike. Nuk besoj tek ndonjë konflikt me armë në Maqedoni, por siç e thashë shkëndija provokative mund të ketë, raste të izoluara nëse nuk ndodh anëtarësimi i shpejtë në NATO brenda 2018", nënvizon Llalla.

Nga ana tjetër, njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani thekson se me këtë klasë politike, e cila e ka marrë peng popullin e vetë duke nisur nga Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, një shpërthim social është më se i mundshëm.

"Historia e ka dëshmuar se të gjithë revilucioneve dhe trazirave të mëdha gjithnjë u kanë prirë krizat sociale, të cilat janë një gjenerator që prodhon energji pozitive, e cila më vonë shndërrohet në krizë politike, që më në fund të përfundojë me përmbysje të mëdha politike. Në shtetet e lartëpërmendur janë pjekur kushtet për një përmbysje të madhe të pushtetarëve të korruptuar të cilët çojnë jetë simbiotike me krimin, i cili i zgjedh dhe ua financon zgjedhjen", thekson për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani, njohës i ështjeve politike.

Sipas tij, Maqedonia është e para në listën e rrezikut për shkak të manipulimeve që u bëhen shqiptarëve duke u sërvuar politikanë të zhytur në krim deri në fyt.

"Klasa progresive duhet të dije ta menaxhojë një shpërthim të mundshëm për arsye se ajo energji pozitive për progres mundet të manipulohet në dëm të të gjithëve", potencon Pollozhani.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.11.2017, 22:30  | D.J. | 4,697 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.