« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
PS mbyll zgjedhjet për organizatat socialiste, krerët e degëve refuzojnë të dorëhiqen
selia-e-ps-6.jpg

Tiranë, 18 nëntor - Partia Socialiste ka mbyllur zgjedhjet për plot 1480 Organizata Socialiste. Pak kohë më parë, socialistët ngritën një grup pune, i cili analizoi punën e strukturave dhe rezultatin që kjo parti korri në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Në përfundim, grupi konstatoi se 1480 organizata socialiste kanë marrë rezultat më të ulët në zgjedhje, krahasuar me 2013, duke i çuar këto automatikisht në zgjedhje. Dhe pikërisht sa i takon ecurisë së këtyre zgjedhjeve, burimet i thanë gazetës se në të gjitha 1480 Organizatat Socialiste, procesi i zgjedhjeve u zhvillua i qetë dhe ka përfunduar duke zgjedhur në krye të saj individë me integritet të lartë arsimor, profesional por edhe që kanë pëlqimin e bazës. Mirëpo një tjetër fakt interesant është se, pak ditë më parë përmes një urdhri, kryeministri Edi Rama u kërkoi disa pre krerëve të degëve të PS të dorëhiqeshin, duke vendosur që të çojë në zgjedhje pjesën më të madhe të degëve të Partisë Socialiste në rrethe, me argumentin se dolën humbës në zgjedhje, por edhe që janë të dy-punësuar. Por ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se këta kryetarë degësh të Partisë Socialsite, po sfidojnë urdhrin e kryeministrit Edi Rama duke mos u dorëhequr. Po çfarë po ndodh brenda Partisë Socialiste dhe kush është argumenti i krerëve të PS që po sfidojnë urdhrin e Ramës? Gazeta u interesua në degët më të mëdha të PS dhe rezulton se krerët humbës, po vijojnë të qëndrojnë në detyrë pa dhënë asnjë shpjegim. Ndërsa të vetmit që janë larguar, duke respektuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama, janë ata që janë të punësuar në administratë. Megjithatë se si do të shkojnë këto zgjedhje brenda Partisë socialiste, le të presim ditët në vijim.

 

Kushtet që nevojiten për të kandiduar

 

Por edhe pse në zgjedhjet e 2017-ës për Kuvendin e Shqipërisë Partia Socialiste doli forcë e parë dhe rezultati i arritur nga PS në këto zgjedhje është më i miri në historikun e zgjedhjeve politike që nga 2005 si nga pikëpamja e numrit absolut të votave ashtu edhe nga % votave, vihet re se në nivel bashkie, 16 nga 61 bashki shënuan rënie të rezultatit nga 2013 dhe për rrjedhojë performancë absolute negative. Dhe për këtë arsye, PS prej disa ditësh ka futur në zgjedhje pjesën më të madhe të degëve të saj në gjithë vendin. Mirëpo për të qenë pjesë e kësaj gare, çdo kandidat duhet të plotësojë disa kushte të kërkuar nga kryeministri Rama dhe miratuar në Asamblenë Socialiste. Po kush janë konkretisht kushtet e kërkuara? Kushti i parë i kërkuar është se kandidati duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë, ndërsa po ashtu duhet të jetë anëtar i PS prej një periudhe për jo më pak se dy vjet. Nga ana tjetër një kusht është se çdo kandidat i cili garon në këto zgjedhje duhet të jetë banor i zonës dhe të mos jetë i dënuar nga gjykatat. Ndërsa interesant është fakti së në udhëzim shkruhet se kryetarët e rinj nuk do mbajnë poste shtetërore. Ndërkohë kandidatëve si kusht u është vendosur edhe plotësimi i formularit të dekriminalizimit. Ndërsa në përfundim gara duhet të prodhojë barazi gjinore sa i takon krerëve të rinj.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.11.2017, 08:56  | Z.H. | 608 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.