« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Krijohet poli i tretë politik në Shqipëri, aleatët braktisin Bashën
foto_faqe_7_18.11.2017.jpg

Tiranë, 18 nëntor - Partitë e vogla në vend kanë vendosur të krijojnë një pol të tretë politik në Shqipëri. Sipas informacioneve të gazetës, prej disa ditësh kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka dhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka kanë planifikuar të lidhin aleancë me kryetarin e LIBRA, Ben Blushi dhe përfaqësues të tjerë të partive të vogla. Të gjithë së bashku, ata kanë nisur një lëvizje dhe po punojnë për të krijuar një grup tjetër politik. Shehi, Ndoka dhe Duka kanë biseduar me Blushin dhe pritet që të zhvillojnë një takim ditën e hënë për të folur rreth detajeve të kësaj teme dhe për të kaluar në veprim. Ndërkohë, kryetari i PA, Agron Duka u prononcua dje për gazetën SOT për këtë çështje dhe deklaroi se e gjitha kjo po bëhet për të gjetur një rrugë shpëtimi për të gjitha partitë e vogla joparlamentare. Sipas tij, vetëm nëpërmjet këtij bashkëpunimi mund të krijohet një platformë e përbashkët për tu futur në procesin zgjedhor të 2019 dhe për të mos u penalizuar më. “Janë akoma ide. Ne kemi lënë disa takime për të parë interesat e partive të vogla në Komisionin Zgjedhor. Pasi kështu si po zhvillohen ngjarjet ne po penalizohemi. Kështu që po gjendet një rrugë shpëtimi pasi nuk janë pak parti të vogla. Megjithatë ne po përpiqemi të gjejmë një kompromis pasi duke qenë se jemi shumë parti të vogla, duke bashkuar votat mund të nxjerrim dhe një numër deputetësh të konsiderueshëm. Përshembull, mund të themi që nëse Tiranën ja lëmë LIBRA-s, atëherë i bashkojmë votat e Shehut të Ndokës të PAA-së dhe del deputet ai. Kurse, kështu si jemi ne tani dalim të djegur. Por mund të them që është një ide akoma. Unë faktikisht kam lënë një takim me Blushin të hënën edhe të shohim”, deklaroi për gazetën Agron Duka. Po ashtu, ai shtoi se po e bëjnë këtë punë për të dhënë dhe pozitivitet në politikë dhe për të futur një frymë tjetër.  Duka u shpreh i bindur se po të dalin me këtë tezë, do të sigurojnë shumë vota në zgjedhje. Nga ana tjetër, ajo që bie në sy është se nismën për të krijuar këtë pol të tretë politik në Shqipëri janë pikërisht ata politikanë të zhgënjyer nga forcat e mëdha politike, si Partia Socialiste, Partia Demokratike, apo edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Po ashtu vlen të theksohet se shumica e nismëtarëve janë aleatët e PD, përmendim këtu Dashamir Shehin, Nard Ndokën dhe Agron Dukën. Nga kjo kuptohet fare qartë që ata janë të pakënaqur me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe po e braktisin këtë të fundit.

 

Aleatët kritika Bashës

 

Pak kohë më parë aleatët e Bashës shpërthyen edhe në kritika kundrejt tij. Pas marrëveshjes së 18 majit që lideri demokrat bëri me kryeministrin Edi Rama, Agron Duka nisi sulmet ndaj Bashës. Ai e cilësoi marrëveshjen si greminë për partitë e vogla, ndërsa shtoi se propozimi i Bashës për të futur kandidatët e PAA në listat e PD ishte diçka diskriminuese. Po ashtu, edhe kreu i LZHK, Shehi e sulmoi hapur Lulzim Bashën kur i kërkoi që të tërhiqte ministrat teknikë. “Aksion opozitar me ministra brenda në qeveri nuk bëhet. Ministrat s’kanë ça bëjnë atje. Atje rrinë kot. Domethënë, në njëfarë mënyre, vënë në dyshim gjithë idenë e koalicioneve me PS-në. Paragjykojnë gjithashtu edhe rolin e opozitës. Është qesharake”, deklaroi ai pak kohë më parë. 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.11.2017, 08:56  | Z.H. | 2,493 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.