Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Zhdukja e avokatit, ja detajet rrënqethëse të trupit të gjetur në Itali
avokati-750x430-523x300.jpg

Shtohet edhe më misteri i zhdukjes së avokatit Besnik Muço. Kur pritej të identifikohej kufoma e gjetur në Itali, që dyshohej se i përkiste atij, mësohet se kufoma e gjetur në det është pa kokë, e gjymtuar dhe pa rroba.

Mediat italiane shkruajnë sot se, po kryhen hetime në Puglia për zhdukjen misterioze të avokatit Besnik Muço, pasi në det, pranë Castro-s, në provincën e Lecce, u gjet një trup i pajetë.

Kufoma ishte zbuluar në 5 nëntor nga një kalimtar, në vijën bregdetare të qytetit në pjesën jugore të gadishullit puljez, por kushtet e këqia të motit i ndaluan operacionet për tërheqjen e saj nga deti ose nga qielli.

Kështu që kufoma u kap vetëm ditën tjetër, pasi dallgët e kishin përplasur pas shkëmbinjve. Kufoma është shumë e gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Po ashtu nuk ka as rroba.

Duke qënë e pamundur për autoritetet në Lecce që t’i japin një emër, ato e kanë vendosur kufomën në frigoriferin e morgut të qytetit pa asnjë ide për identitetin e saj.

Kufoma e gjetur në det

Sipas tyre, trupi i gjetur është dëmtuar ndoshta për shkak të përplasjes së vazhdueshme me shkëmbinjtë ne det. Kufoma ishte zbuluar më 5 nëntor në zonën e Punta Correnti jashtë portit të marinës së Castro, por kushtet e këqija të motit kishin bere te pamundur nxjerrjen e trupit, deri të nesërmen kur nderhyne ekipet e Rojes Bregdetare.

Zhdukja dhe denoncimet

Besnik Muço u zhduk që më datën 2 nëntor të këtij viti, teksa u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari, për të shkuar te familja e tij. Prokurori i Maceratës kërkoi testin e ADN-së për kufomën e gjetur. Hipoteza është se mund të jetë nga Besnik Muço.

Besnik Muça, sipas sistemit TIMS ka bërë “Check-in” në Portin e Durrësit, drejt Barit dhe dyshohet se ai është zhdukur në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Për rreth pesëmbëdhjetë vjet avokati kishte jetuar në Macerata, me gruan e tij dhe dy fëmijët.

Besnik Muça punonte si avokat prej disa kohësh në Tiranës. Ai kishte dokumente të rregullta qëndrimi për në Itali dhe ushtronte edhe profesionin si avokat i lirë. Ai udhëtonte dy herë në muaj drejt Italisë, për të qëndruar me familjen. Sipas dëshmisë së gruas në Itali, në komunikimin e fundit që ajo kishte pasur me bashkëshortin, nuk ishte shfaqur i shqetësuar. Edhe vëllai i Besnik Muços ka konfirmuar në polici se ai nuk ishte i shqetësuar gjatë takimeve që kishte zhvilluar me të.

Gruaja e tij ka mberritur ne Shqiperi pak dite me pare per te ndjekur nga afer hetimet per gjetjen e bashkeshortit te saj, teksa femijet jane lene me gjysherit ne Itali, shkruajne mediat italiane.

Gruaja e tij kishte denoncuar zhdukjen e Muços për karabinierët e Maceratës dhe edhe ne Itali po kryhen hetimet. Njëkohësisht, një denoncim është bërë nga i vëlla i avokatit në Policinë e Durrësit.

Trupi i gjetur në bregun e Pulias më 6 nëntor ende nuk është identifikuar. Por në zonën ku eshte gjetur nuk ka persona të zhdukur, çka sipas mediave italiane, e ben edhe me te forte dyshimin qe ai mund te jete personi qe kerkohet ne Shqiperi dhe Itali.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.11.2017, 13:22  | T.E. | 1,272 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.