« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Strugë, banorët konsumojnë ujë të pakontrolluar
uji-i-ndotur-strug.jpg

Strugë, 19 nëntor - Uji në disa fshatra të Strugës shpesh është me cilësi të ndryshueshme dhe të dobët, paralajmërojnë nga Qendra e shëndetit publik në Ohër. Kjo ka të bëjë me klorizimin e parregullt të ujit që mund të sjellë zhvillimin e baktereve patogjene që mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve. Situata e këtillë është më karakteristike për ato vendbanime me të cilët nuk ekonomizon NP Proakua.

    Shumë fshatra vetë e bëjnë mbikëqyrjen, respektivisht e kontrollojnë cilësinë e ujit dhe gjithashtu bëjnë ekonomizimin me ujësjellësit e fshatrave. Në pjesën dërmuese të fshatrave kishim dhe kemi probleme me mungesën e mjeteve për dezinfektim. Vite me radhë apelojmë se duhet të bëhet kjo dhe se ndaj kësaj nuk duhet të jemi të papërgjegjshëm – deklaroi Sasho Toçkov, drejtor i qendrës së shëndetit publike, Ohër.

Nën kompetencë të ndërmarrjes Proakva nuk janë ujësjellës të 20 fshatrave në Strugë. Ata thonë se për shkak të klorizimit jo të rregullt të ujit gjatë 24 orëve, shpesh nga të reshurat vjen deri tek ndotja e tij. Deri më tani Proakva disa herë ka kërkuar që të bëjë ekonomizimin e tyre.

    Cilësia e dobët e ujit është për shkak të mjeteve të pamjaftueshme, për shkak të gypave dhe rezervuarëve jo cilësor. Këtu problemi më i madh janë financat. Nëse ka financa dhe Proakva angazhohet në mbikëqyrjen dhe kontrollin e këtyre ujësjellësve dhe të njëjtat i sjell në gjendje të rregullt, mund të përgjigjemi pozitivisht – deklaroi Jonçe Dokoski, NP Proakva.

Nga Qendra e shëndetit publik janë duke përgatitur një nismë për ekonomizimin e ujësjellësve të fshatrave që të gjendet mënyrë për tejkalimin e këtij problemi, ndërsa qytetarët të ndjehen të sigurt në ujin që e konsumojnë. Ndryshe, edhe pse stina e verës kaloi, në Strugë edhe më tej ka probleme me ujin për pije. Atje ka restrikcione prej orës 23:00 para mesnatës deri në orën 06:00 të mëngjesit. Kjo situatë ka të bëjë me thatësinë dhe sasinë shumë më të vogël që vjen nga burimet prej ku qyteti furnizohet me ujë.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.11.2017, 19:53  | T.E. | 723 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.