Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Prokuroria nis hetimet për asfiksimin e nxënësve në gjimnazin e Bulqizës
foto_1_fq_14_6.jpg

Dy ditë pas helmimit të dhjetëra nxënësve nga tymrat që çliroi vënia në punë e sistemit ngrohës në shkollën e Shupenzës në Bulqizë, Prokuroria nis hetimetpër këtë rast. Sipas të dhënave të deritanishme, rezulton se kaldaja është kolauduar në datën 8 nëntor nga firma që e ka instaluar. Pavarësisht kësaj janë sekuestruar dokumentet për të kryer disa verifikime. Ndërkohë që në ditën e premte në ambientet e shkollës ka qenë edhe prokurori i Bulqizës, Rifar Stojku, i cili ka vizituar nxënësit dhe në spital. Ai ka pohuar se do hetohet i rasti dhe është duke mbledhur prova dhe dëshmi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Mësohet se ka qenë roja i shkollës ai që ka vënë në punë kaldajën që si pasojë e dëmtimit të oxhakut ka çliruar tym duke sjellë edhe asfiksimin e 60 nxënësve.Nga dëshmitë e marra deri tani nga punonjës të shkollës, kaldaja ditën e premte kur është ndezur ka funksionuar normalisht. Por më pas ka rezultuar se oxhakët kanë qenë të bllokuar dukë sjellë si pasojë përhapjen e tymit dhe dioksidit të karbonit nëpër klasa. Nxënësit e asfiksuar të shkollës së Shupenzës mësohet se kanë lënë spitalin dhe janë larguar në shtëpi. Ndihmë mjekësore po merr vetëm një vajzë, që është ende nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Bulqizës. Ndërsa punonjës të bashkisë së bashku më specialistë kanë kryer provën e kaldajës në shkollën ku ndodhi ngjarja dhe kanë zhbllokuar oxhakun. Por ende nuk dihet nëse të hënën nxënësit e shkollës së Shupenzës do t’i rikthehen mësimit apo jo, pasi Ministria e Arsimit e ka pezulluar procesin deri në riparim të kaldajës. 60 nxënës mbetën të asfiksuar mëngjesin e së premtes në këtë shkollë. Shkak u bë tymi që shkaktoi bllokimi i oxhakut të shkollës.Ndërkohë, dje Bashkia e Bulqizës ka bërë testin e radhës për sistemin ngrohës të shkollës së Shupenzës ku ka rezultuar se tashmë çdo gjë është në rregull.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.11.2017, 09:04  | Z.H. | 516 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.