« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Pas LSI, edhe Basha nis sulmet ndaj reformës në drejtësi
lulzim-basha_78.jpg

Opozita vijon të jetë skeptike për zbatimin e reformës në drejtësi. PD dhe LSI janë bërë tashmë bashkë dhe po japin sinjale se po shpresojnë rrëzimin e reformës. Monika Kryemadhi prej disa ditësh e ka thënë se reforma në drejtësi ka rënë, ndërsa dje në të njëjtën linjë me të doli dhe Lulzim Basha. Gjatë një takimi dje me delegacionin e Institutit Demokrat Amerikan (NDI), Basha deklaroi se me këtë qeveri reforma do të dështojë. Arsyeja që paraqiti Basha është krimi, që sipas tij, dominon mazhorancën. “Me përfaqësues të Institutit Demokrat Amerikan (NDI) Lulzim Basha ndau shqetësimin për situatën e rëndë politike pas publikimit të fakteve për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës, që provuan se kanabizimi i vendit ishte një projekt politik dhe elektoral i Edi Ramës. Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të kompromentojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjesojë çdo reformë për zhvillimin e vendit, tha Basha në takimin me delegacionin e NDI, i drejtuar nga Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore”, njoftoi PD mbi takimin e mbajtur dje. Kryetari i PD theksoi se zgjidhja për këtë situatë të rëndë politike është krijimi i një qeverie antimafia për të bërë të mundur çmontimin e sistemit mafioz politik të ngritur mbi blerjen e votës. “Për këtë qëllim – tha Basha – zbatimi i identifikimit biometrik dhe votimit elektronik, si dhe kontrolli i financimit të rreptë të partive, është domosdoshmëri jetike për zgjedhje sipas standardeve demokratike”, tha ai. Në një farë mënyre, Basha po u rikthehet ditëve të “çadrës” me këtë kërkesë, kohë kur ai këmbëngulte në mënyrë të vazhdueshme për rrëzimin e qeverisë së Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për t’u futur në zgjedhjet e 25 qershorit. Të njëjtën gjë bëri edhe dje. Sipas tij, në mënyrë që reforma në drejtësi të zbatohet, duhet të krijohet një qeveri antimafia, duke e kushtëzuar kështu zbatimin e reformës më të rëndësishme në vend.

 

Misioni i NDI

 

Delegacioni i NDI-së është në Tiranë për t’u ofruar partive politike asistencë për transparencën, menaxhimin dhe mbikëqyrjen financiare. “PD është e gatshme ta zbatojë këtë përvojë, por zoti Basha shprehu shqetësimin e përdorimit të parave të pista në fushatë, siç është faktuar nga përgjimet e antimafias italiane se Saimir Tahiri shpenzoi 20 milionë euro, të ardhura nga trafiku i drogës, për fushatën e PS-së në Tiranë në zgjedhjet e fundit. Përfaqësuesit e Institutit Demokrat Amerikan e vlerësuan shqetësuese situatën në Shqipëri dhe treguan gatishmëri për të dhënë mbështetje duke përshtatur eksperiencat më të mira ndërkombëtare në problematika të ngjashme”, njoftoi më tej PD.

 

Presidenti Meta kundër misionit EURALIUS

 

Në të njëjtën linjë me Bashën ishte dhe Ilir Meta pak ditë më parë, i cili kritikoi misionin EURALIUS. “Duke vlerësuar investimin e madh të BE dhe SHBA në reformën në drejtësi, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë jetike që ka zbatimi i qenësishëm i saj. Ai kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të EURALIUS që asistojnë në këtë proces, për interpretimin e saktë të legjislacionit në interes të krijimit sa më të shpejtë e të besueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë”, thuhej në njoftimin e Presidencës. Ndërkohë dhe vetë kryetarja e LSI ka qenë skeptike prej disa ditësh për reformën në drejtësi. 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.11.2017, 09:05  | Z.H. | 568 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.