« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bujar Nishani rreshtohet krah SHQUP, akuzon qeverinë për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit
640x480_nishani_president__0.jpg

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani lëshoi disa akuza ndaj qeverisë sa i takon mospjesëmarrjes së opozitës në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit pak ditë më parë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Nishani, ashtu si PD, u shpreh se qeveria përjashtoi opozitën nga mbledhja, duke thyer kështu traditën. Sipas Nishanit, një gjë e tillë nuk duhet të lejohej nga Brukseli, të cilët duhet ta kishin ndaluar mazhorancën në këtë veprim. “Para pak ditësh u zhvillua në Bruksel takimi i radhës së Këshillit të Stabilizim - Asociimit BE-Shqipëri. Ajo që la më shumë shenjë nga ai takim ishte mungesa e opozitës në atë tryezë. Përmes një deklarate publike opozita shqiptare qartësoi opinionin. Qeveria aktuale e kishte përjashtuar kontributin e opozitës nga kjo tryezë ! Padyshim që kjo shënon një tjetër sjellje përçarëse dhe përjashtuese me forcën e pushtetit ndaj të drejtës përfaqësuese të gjysmës së popullsisë në një proces që mund të jetë veçse gjithëpërfshirës. Por, kjo sjellje e qeverisë shqiptare nuk duhet të ishte lejuar nga mikpritësit në Bruksel. Komisioni duhej ta kishte dekurajuar qeverinë shqiptare në gjestin e saj përjashtues ndaj opozitës”, u shpreh ish-Presidenti. Po ashtu, ai i vijoi sulmet ndaj qeverisë, duke shkruar se për disa politikanë hapat politike të Brukselit dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian i shohin si hapa për të përfituar vetë politikisht. “Në Shqipëri ka dy pikëpamje rreth procesit të integrimit. Një grup politikanësh që i shohin hapat politik të Brukselit si kredi për karrierën e tyre të brendshme politike dhe një pikëpamje tjetër e disa politikanëve të tjerë dhe shumicës dërrmuese të popullit që e konsiderojnë integrimin si mundësi emancipimi dhe zhvillimi. Unë nuk e di nëse ky informacion është mbi tryezën e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë të BE, Znj. Mogherini, por do të dëshiroja shumë që Komisioni t'i dekurajonte të gjithë ata politikanë që procesin e integrimit të vendit tentojnë ta kthejnë në profit politik për karrierën e tyre të brendshme”, theksoi Bujar Nishani. 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.11.2017, 09:06  | Z.H. | 468 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.