« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Për 10-vjetorin e ITSHKSH-së promovohet pulla me portretin e Faik Konicës
133975727.jpg

Shkup, 20 nëntor - Me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 10-vjetorin e themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sot Institutin e vizitoi zëvendëskryeministri Hazbi Lika, i shoqëruar nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Zëvendëskryeministri Lika, siç njoftojnë nga ITSHKSH e uroi drejtorin Asani dhe punëtorët shkencorë të Institutit për punën e bërë dhe angazhimin ambicioz në afirmimin e gjuhës, historisë, traditës e kulturës shqiptare në Maqedoni. Ai theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit institucional në drejtim të zgjidhjes se të gjitha problemeve të hapura.

 

Më pas, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, promovoi pullën postare me portretin e Faik Konicës, me rastin e 75 vjetorit të vdekjes, si dhe pullat postare me figurat e tjera kombëtare shqiptare të ekspozuara në sallën e Institutit.

 

Лика

 

Fjalë rasti në këtë eveniment patën zëvendëskryeministri Hazbi Lika, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani dhe drejtori i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi. Ndërsa, akademik Luan Starova, mbajti një ligjëratë të thuktë rreth jetës dhe veprës së njërit nga mendjet më të ndritura shqiptare të të gjitha kohërave, Faik Konica.

Aktivitetet me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit vazhdojnë të martën dhe të mërkurën në Manastir dhe në Shkup.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.11.2017, 14:39  | Xh.I. | 1,816 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.