Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Ky është vendi me numrin më të madh të veturave për banorë
vetura_48.jpg

Mesatarja e 28 shteteve anëtare të BE-së është 573 makina për 1,000 banorë, rekord absolut mban Malta me 775 makina për 1,000 banorë.

Ajo pasohet nga Luksemburgu me 745 për 1,000 banorë. Italia është e treta me 706 vetura për 1,000 banorë. Në fund janë Letonia me 391, Hungaria me 377 dhe Rumania me 308 vetura për 1,000 banorë.

Fqinjët Greqia dhe Bullgaria, të cilët janë pjesë e Bashkimit Evropian, janë afër mesatares evropiane. Duke folur në mënyrë figurative, çdo bullgar i dytë ka një veturë. Në veçanti, norma e motorizimit në Bullgari është 503 makina për 1,000 banorë, dhe në Greqi 566 makina, transmeton albinfo.ch.

Nga shtatë vendet që po presin hyrjen në BE, Mali i Zi ka normën më të lartë të motorizimit me 283 automjete për 1,000 banorë, pasuar nga Serbia me 258 automjete. Në Bosnjë dhe Hercegovinë ekzistojnë 217 automjete në 1000 banorë ndërsa në Kosovë  193 automjete në 1,000 në Kosovë.

Në Shqipëri dhe Turqi janë 140 dhe 136 makina të pasagjerëve për 1,000 banorë.

Në Shqipëri janë 383 mijë makina të pasagjerëve, por një pjesë e madhe e tyre nuk i plotësojnë normat minimale ekologjike për mbrojtjen e mjedisit. Ata janë kryesisht automjete me eko-standardin “euro 3”, dhe sa janë këto automjete larg standardit më të lartë “Euro 6” mund të shihet nga krahasimi vijues. Norma “Euro 3” që nga janari i vitit 2000 kufizon oksidet e azotit deri në 500 mg / km, si dhe sasinë e grimcave PM për 50 mg / kg. Norma e tanishme Euro 6 i kalon këto kufij shumë më tej, në 80 mg / km për oksidet e azotit dhe 4.5 mg / km për tym të PM grimcave.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.11.2017, 15:10  | L.E. | 1,338 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.