« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Haradinaj: Po punojmë për edukimin cilësor e mirëqenien e fëmijëve të Kosovës
20-11-2017-ZKM-5-5.jpg

Prishtinë, 20 nëntor - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  sot në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, priti një delegacion të fëmijëve, të UNICEF-it, Save the Children, dhe Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve.

 

I pari i ekzekutivit në diskutim me delegacionin e fëmijëve, u zotua se kjo qeveri do të ketë zero tolerancë ndaj ushtruesve të dhunës ndaj fëmijëve, duke punuar në sigurimin e një mjedisi mbrojtës dhe pa dhunë për të gjithë fëmijët e Kosovës pa dallim, njofton Klan Kosova.

 

Ai ka premtuar se “Qeveria do të ketë prioritet largimin e narkotikëve nëpër shkolla, edukimin cilësor si dhe mirëqenien e fëmijëve të Kosovës”.

 

Poashtu, Kryeministri u zotua se do të ketë kujdes të shtuar në përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, jo vetëm me kornizën legjislative, por edhe me zbatim konkret dhe të plotë të tyre.

 

Fëmijët e njoftuan kryeministrin me Rezolutën për të Drejtat e Fëmijëve, të cilën kryeministri u zotua se do ta prezantojë para kabinetit qeveritar në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.11.2017, 16:10  | Z.H. | 362 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.