Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
Ndihma për Kosovën në luftimin e korrupsionit
Capture2.jpg

Kosova është përfituese e një granti prej 49 milionë dollarëve amerikanë, në kuadër të programit Sfidat e Mijëvjeçarit. Përmes tij, synohet të zhvillohet një program për përparim, rritje ekonomike dhe uljen e shkallës së varfërisë. Njëherësh, programi ka si qëllim luftimin e krimit dhe korrupsionit, rritjen e transparencës dhe nxitjen e investimeve.

Programi është nënshkruar në shtator, kurse lansimi zyrtarë është bërë të hënën në Prishtinë, në kuadër të konferencës për fondacionin e Mileniumit për Kosovën përmes së cilit zbatohet ai.

Aty ishin të pranishëm kongresisti i njohur amerikan, Eliot Engel dhe Zyrtari kryesor Operues i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) Jonathan Nash. Të dy zyrtarët amerikanë, kanë folur për Radion Evropa e Lirë, për rëndësinë e këtij programi.

Ata thanë se programi për Kosovën vihet në mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë për t’i ulur shpenzimet e energjisë në ekonomitë familjare dhe bizneset, si dhe ka synim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Kongresisti Eliot Engel tha për Radion Evropa e Lirë se beteja për përfshirjen e Kosovës në këtë program ishte e gjatë dhe e vështirë, para së gjithash për shkak të qasjes, por edhe për faktin se Kosova nuk është vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, prej nga vijnë disa vlerësime.

Ky grant, ka nënvizuar ai, mbështetë Qeverinë, transparencën, luftën kundër korrupsionit dhe gjithçka tjetër me të cilën përballen demokracitë e reja.

“Kjo është mjaft e rëndësishme, ngase këtu po ndërtojmë një shoqëri të lirë. Duam të sigurohemi që ajo të jetë sa më e lirë dhe më e hapur, ku nuk ka korrupsion dhe zhvillime që mund ta dëmtojnë shoqërinë”, ka thënë Eliot Engel.

Ndërkohë, Jonathan Nash si zyrtari kryesor Operues i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit tha se po punohet në mbështetjen e reformave dhe lirive ekonomike. Me këtë program, sipas tij, njihet edhe përparimi i Kosovës gjatë këtyre viteve të fundit.

“Programi do të zgjasë katër vjet, por qëllimi ynë është që t’i mbështesim përpjekjet e Qeverisë për vendosjen e mekanizmave, kornizës dhe qasjes së qëndrueshme ndër vite”, tha Nash.

Ai shton se, kur është fjala për energjinë, ideja është që të ofrohet mundësi për sektorin privat si nga Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kompanitë rajonale që të investojnë, çka sipas tij, do të ndikonte edhe në hapjen e vende të reja të punës.

“Një program i besueshëm për qasje në energji ka tre komponentë kryesorë, dhe dy përqendrohen në kërkesat e tregut. Së pari, ne do të punojmë me familjet dhe ndërmarrjet për të inkorporuar teknologjinë e efiçencës së energjisë në mënyrë që të zvogëlohet niveli i humbjeve të energjisë”, tha Nash. Tutje, ai nënvizon se do të punohet edhe me ndërmarrjet, në mënyrë që qytetarët të paguajnë vetëm për energjinë e shpenzuar, duke ndalur formën e shpeshtë të inkasimit përmes paushallit. E treta, nënvizon Nash, do të punohet me Qeverinë për të nxitur bashkëpunimin me sektorin privat.

Engel dhe Nash shprehën besimin se Qeveria e Kosovës do të jetë e angazhuar për zbatimin e këtij programi, si parakusht që ai të jetë i suksesshëm.

Kongresisti Engel ka folur edhe për rëndësinë që ka sundimi i ligjit dhe gjyqësori i pavarur për luftimin e dukurive si krimi i organizuar e korrupsioni.

“Korrupsioni duhet të shpartallohet dhe mendoj që Qeveria dëshiron të veprojë ashtu si duhet. Qeveria jo vetëm që është e kënaqur me këtë program, por ajo dëshiron që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, e NATO-s, andaj edhe e kupton që korrupsioni duhet të luftohet, Ky është problemi kryesor dhe për këtë mendoj se ky grant është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Eliot Engel.

Ndërkohë, Jonathan Nash, i ka bërë thirrje Qeverisë të rrisë transparencën në mënyrë që edhe partnerët ndërkombëtarë ta mbështesin në reformat e nevojshme.

Sipas tij, sa më e shprehur që të jetë transparenca, aq më e madhe është mundësia për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Programi i Sfidave të Mujëvjeçarit ofron dy lloj grantesh. Bëhet fjalë për grante të mëdha dhe ato më të ulëta, por të cilat kryesisht kanë si qëllim mbështetjen financiare për zhvillim ekonomik dhe ulje të varfërisë.

Kosova, nuk është kualifikuar për grantet e larta, andaj ajo është përfituese e granteve më të ulëta nga ky program./REL/

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.11.2017, 19:02  | T.E. | 322 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.