« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Deklarata e eurokomisarit Han për gjuhën shqipe jo diplomatike, barazia gjuhësore një ndër shtyllat kryesore të demokracisë
044_1.jpg

Shkup, 20 nëntor - Eurokomisari për zgjerim i BE-së, Johanes Han, me deklaratën e tij paksa jo diplomatike lidhur me Ligjin për gjuhën shqipe, të cilën e dha pas takimit me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, së paku tregoi sinqeritetin e tij se agjenda për barazi gjuhësore, një ndër shtyllat kryesore të demokracisë në BE, nuk qenka prioritet për Maqedoninë dhe nuk i takon paketës së reformave, thonë analistët për Zhurnal. 

"Kjo është një përbuzje e shqiptarëve, për shkak se minimizohen pasojat që mund të dalin nga relativiteti i një ligji të këtillë.  S’është hera e parë që euro-komisari Han shkakton huti me deklaratat e tij para opinionit publik në Maqedoni. Edhe më parë, gjatë kohës së Gruevskit në pushtet, disa herë pas takimeve ka dhënë deklarata që kanë bërë të dyshohet në rolin e tij për euro-integrimet e Maqedonisë, duke toleruar veprimet anti-evropiane të një garniture politike", thotë për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist politik. 

Sipas tij, ligji për gjuhën vërtet është diçka tjetër, por, megjithatë është pamaturi për një funksionar të lartë të BE-së të deklarojë një gjë të tillë, e cila tash mund të shfrytëzohet nga opozita dhe të shkaktohet një dëm politik në procesin e zgjidhjes së problemeve.

Nga ana tjetër, Qenan Aliu, analist politik thekson se në vendet e Bashkimit Evropian çështja e të drejtës dhe përdorimit të gjuhëve është e zgjedhur dhe kjo është çështje e tejkaluar dhe e konsumar që moti. 

"Prandaj për z. Hahn kjo duket çështje e arsyeshme dhe sipas prononcimit të tij jo si pioritet i Brukselit. por kjo nuk duhet të nxjeret nga konteksti. Sepse prioritet i Brukselit aktualisht është stabilizimi dhe kthimi i funksionimit në normalitet dhe besueshmërinë në institucionet. e vendit dhe etablimi i politikave përkushtuese në procesin e integrimit të vendit në Nato dhe BE. Mbase duhet ta themi troç, globalizimi shumdimensional si synim i BE-së çështjen e gjuhëve e konsideron të drejtë të pacënueshme dhe të panegocionueshme, por statusin e barabartë në këtë vendë të gjuhës shqipe nuk do të na sjellë vetëm Evropa pa e synuar vet shqiptarët.Besoni kjo është e arritshme shum thjeshtë", thekson për Zhurnal, Qenan Aliu, analist politik. 

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shton mëtej Aliu, kurdo që të mbahen ato, partitë shqiptare nuk do të duhet me para të pista të finasojnë billborde me shuma të majme me sllogane të ndryshme mashtruese por thjesht në ata billborde sllogan i vetëm do të duhet të jetë ,,SHQIPTARËT DO TË SHKRUAJNË  SHQIP NË TË GJITHA INSTITUCIONET KUDO QË GJENDEN ATO ;,, !

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.11.2017, 19:30  | D.J. | 10,889 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.