« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Çdo i dyti në Maqedoni konsumon duhan, alkool konsumojnë 65%, ndërsa drogë konsumojnë edhe personat e mitur 
drogee_1.jpg

Shkup, 21 nëntor-Prej moshës 15 deri në moshpn 64 vjeçare në mënyrë aktive 46 % e qytetarëve konsumojnë duhan, 65% kanë konsumuar alkool, 24% gjatë muajit të fundit kanë përdorë sedativë, ndërsa 40% të paktën një herë kanë konsumuar sedativ gjatë muajit të fundit. Rreth 9% kanë konsumuar çfarëdo lliji të drogës ilegale gjatë jetës, ndërsa më shumë është e pranishme marihuana me 8,2%, transmeton Zhurnal.

40,2% e qytetarëve prej moshës 15 vjeçare deri në moshën 34 vjeçare në mënyrë aktive konsumojnë duhanin, 76 % konsumojnë alkool, 14 % gjatë muajit të fundit kanë përdorë sedativë, rreth 60% të paktën një herë kanë konsumuar sedativ gjatë muajit të fundit, ndërsa rreth 15% kanë konsumuar kanbis. 

Këtë e tregojnë rezutlatet e fundit nga hulumtim "Konsumimi i substancave psikoaktive mes popullatës së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë". Këtë rapor sot e prezentoi në pres konfernëc dr. Silvana Onçeva nga Insituti për Shëndet Publik. Në këtë hulumtim janë përfshrië 5.005 të anketuar në rajoin e Shkupit. 

Ajo mes tjerash theksoi se drogën më shpesh e konsumojnë personat nga mosha 17 deri në 27, me përjashtim të kokainës të cilën e konsumojnë personat mbi moshën 30 vjeçare. Gjithashtu potencoi se supstancat e reja psikoaktive janë të pranishmë në 1% të popullsisë. 

"Kemi komb duhanpirës, në raport me alkoolin kemi rezultate të ngjashme si edhe në shtetet e tjera, ndërkaq marihuana është droga më shpesh e përdorur... Burrat përdorin disa substanca për dallim nga gratë të cilat tashmë përdorin sedativë", shtoi Onçeva.

Drejtori i Insitutit për Shëndet Publik në Republikën e Maqedonisë, Shaban Memeti tha se një pjesë e drogës ilegale distribuohet edhe në Maqedoni. Vetëm 2% përdoret droga ilegale, por sipas tij, është shqetësues fakti se ky trend po shkon drejt rritjes. Memeti theksoi se rreth 5% e fëmijës të moshës 15 dhe 16 vjeçare kanë deklaruar se të paktën një herë kanë provuar marihuanën.

"Mungojnë të dhëna për numrin e tërësishëm të personave të rritur që përdorin supstanca psikoaktive në nivel nacional. Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në bazë të udhëzimeve nga Qendra Monitoruese Evropiane për drogë dhe të varurit nga droga në Lisabon, Instituti për Shëndet Publik ishte koordinator i projekit "Hulumtimi global i popullatës për droga që për herë të parë u zbatua në Maqedoni", nënvizoi Memeti./Zhurnal.mk

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.11.2017, 16:10  | L.E. | 1,452 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.