« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Buxheti, VMRO-ja me mbi 130 amendamente
buxheti_2.jpg

Shkup, 21 nëntor - Të hënën fillon debati në komision për buxhetin e vitit 2018. Kryetarja e Komisionit për financa dhe buxhet, Liliana Kuzmanovska thotë se VMRO–DPMNE aktualisht ka përgatitur mbi 130 amendamente, por pritet që deri në fund të javës të ketë ende amendamente. Sipas saj buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është bërë në baza joreale dhe me rritje të lartë të parashikuar, i cili tashmë shihet se mezi kalon dy për qind. Kuzmanovska tha se shumica e amendamenteve do të jetë për rrugë dhe autostrada.

"Atje ku janë vazhduar projektet e filluara nga VMRO – DPMNE, do të japim mbështetje të plotë, por ku ka reduktim të fondeve në fushën e ndërtimit, rekonstruksion në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe projekte kryesore që janë të rëndësishme për secilën komunë, apo infrastrukturë, pikërisht këtu ne do të kemi amendamente", tha Liljana Kuzmanovska, kryetare e komisionit për Financa dhe Buxhet.

Amendamente përgatisin edhe nga Besa. Ata thonë se i shqyrtojnë me kujdes të gjitha normat e buxhetit për vitin e ardhshëm, dhe paralelisht me atë përgatiten edhe amendamentet.

"Ende jemi duke shqyrtuar Buxhetin për vitin 2018 dhe paralelisht me këtë punojmë në amendamentet", njoftojnë nga BESA.

Nga PDSH-ja dhe nga Aleanca për shqiptarët tani për tani heshtin dhe nuk shpalosin nëse do të propozojnë amendamente dhe për cilat projekte do të kërkojnë që Qeveria të sigurojë para me Buxhetin për vitin 2018. Deputetët e shumicës në pushtet, LSDM-së dhe BDI-së, konsiderojnë se nuk ka nevojë për amendamente për shkak se të gjitha nevojat e qytetarëve janë përfshirë në programin qeveritar.

"Kërkesat tona tashmë janë futur dhe u bënë pjesë e programit qeveritar dhe u bënë pjesë e programit zgjedhor të LSDM-së dhe të partnerit të koalicionit dhe gjithashtu kjo është edhe pjesë e programit qeveritar. Kështu që unë nuk besoj dhe nuk pres se dikush nga deputetët do të parashtrojë amendament përveç nëse bëhet fjalë për ndonjë kërkesë teknike ose përmirësim të ndonjë norme në Buxhetin që ndoshta nuk është definuar teknikisht ashtu siç është dashur", theksoi Tomisllav Tuntev, koordinator i LSDM-së.

"Ne nuk do të parashtrojmë amendamente për Buxhetin, për shkak se të gjitha projektet tonë janë pjesë e programit të Qeverisë dhe të Buxhetit për vitin 2018. Për ne, është joparimore të parashtrojmë amendament për Buxhetin kur jemi në pushtet. Është me rëndësi ajo se projektet që kanë filluar do të përfundojnë, ndërsa një pjesë e projekteve të parashikuara do të jenë të filluara",  theksojnë nga BDI.

Edhe Kuzmanovska dhe kolegët e saj anëtarë të Komisionit për financa dhe Buxhet shpresojnë se tashmë më 11 dhjetor Buxheti do të jetë në rend dite të seancës plenare dhe presin që më së voni deri më 24 dhjetor do të miratohet Buxheti për vitin e ardhshëm.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.11.2017, 16:36  | Xh.I. | 447 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.