« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Lika: "Vendimet e Kongresit të Manastirit janë historike në aspektin gjuhësor dhe kulturor”
133978380.jpg

Manastir, 21 nëntor - Me prezencën e presidentit  të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, zëvendëskryeministrit Hazbi Lika, kryetares së Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska, ambasadorëve, drejtuesve të instituteve albanologjike të Shkupit, Tiranës e Manastirit, dhe studiuesve të shumtë, sot në Manastir u hap tribuna shkencore kushtuar 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Shqipes dhe 10-vjetorit të themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Трибина за Манастирскиот Конгрес

 

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika në fjalën e tij në hapjen e Tribunës u shpreh se Kongresi i Alfabetit mbetet një nga veprimet strategjike ekzistenciale për ngritjen e vetëdijes në rrafshin kombëtar dhe për përforcimin e identitetit kulturor. 

 

"Historia kombëtare shqiptare është përplot me ngjarje madhështore, me ngjarje që kanë peshë të madhe, që shënojnë pikë kthese në zhvillimin e kombit, në rrugëtimin e tij civilizues dhe bashkëkohor. Një ndër këto ngjarje historike dhe kulturore është edhe Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe i mbajtur pikërisht në këtë qytet, si njëri nga qendrat administrative e kulturore në atë kohë dhe një qendër e një shembulli të një bashkëjetese mes komuniteteve në kohën e sotshme i cili duhet të grumbullojë fuqi, të marrë guxim dhe të mbajë përgjegjësi për krijimin e kushteve për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Kongresi i Alfabetit mbetet një nga veprimet strategjike ekzistenciale për ngritjen e vetëdijes në rrafshin kombëtar dhe për përforcimin e identitetit kulturor", tha Lika.

 

Ai më tej theksoi se ky Kongres ka rëndësi të madhe pasi është një hap vendimtar drejt hapjes së shtigjeve për realizimin e synimeve të qytetarëve për ngritje sa më të lartë të vetëdijes kulturore dhe nacionale, ndërsa në anën tjetër ky Kongres ishte në funksion të pjekurisë së lartë kombëtare të popullit shqiptar.

 

"Alfabeti unik i shqiptarëve, pa dallim të përkatësisë rajonale- krahinore apo fetare është simbol i identitetit të përbashkimit, ndërsa kësaj ngjarje i paraprin shumë zhvillime politike, ekonomike dhe arsimore. Formësimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk ishte vetëm fenomen gjuhësor, por ishte veprim i urtë politik në drejtim të rrafshimit të dallimeve mes shqiptarëve, por edhe zgjimit të tyre në dimensionin kombëtar, ndërsa për këtë ngjarje u angazhuan shume intelektuale, klube e shoqëri kulturore shqiptare të asaj kohe. Vendimet e Kongresit të Manastirit janë historike në aspektin gjuhësor dhe kulturor", tha Lika

 

Ai gjithashtu shtoi se ky ishte një akt përparimtar që u vendos për alfabetin latin, pasi në këtë mënyrë u dëshmuan aspiratat properëndimore të shqiptarëve, ndërsa fakti që shqiptarët u përcaktuan të kenë alfabet të përbashkët njësoj siç e kanë gjuhën ishte hap shumë pozitiv edhe në drejtim të ruajtjes dhe afirmimit të identitetit shqiptar në përmasa ballkanike dhe më te gjera, evropiane dhe botërore.

 

"Ata që formuan, pra njësuan alfabetin e gjuhës shqipe janë patriotët më të mëdhenj pasi bashkuan shumë alfabete në një të vetëm. Prandaj konkludojmë se dy janë ngjarjet më të mëdha për njësuese kombëtare shqiptare në fushë të kulturës shpirtërore që shënojnë epokë: Kongresi i Manastirit i vitit të madh 1908, që i dha shqipes një alfabet a një fytyrë të vetme shkrimore dhe Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, që kurorëzoi me sukses të plotë standardizimin e shqipes së folur dhe shqipes së shkruar", theksoi në fjalën e tij zëvendëskryeministri Hazbi Lika.

 

Трибина за Манастирскиот Конгрес

 

Më tej, fjalë përshëndetëse patën drejtori i ITSKSH-së, dr.Skender Asani, drejtori i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, akademik Marenglen Verli, drejtori i Institutit të Historisë së Prishtinës, dr.Sabit Syla dhe drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, dr.Hysen Matoshi.

 

Më pas, me kumtesat e tyre u paraqitën studiuesit: Valter Memisha: "Kongresi i Manastirit - ngjarje percaktuese ne rrugetimin nje komb nje gjuhe"; Sabile Keçmezi – Basha & Tefik Basha: “Binomi Motrat Qiriazi- misioni atdhetar dhe arsimor i tyre”; Sali Kadria: "Kongresi i Manastirit - Fillimi i mevetesise kombetare te shqiptareve"; Avzi Mustafa: “Arif Hiqmeti, armik i përbetuar ndaj shkronjave shqipe”;  Nebi Dervishi: “Shtypshkronja e parë e Kongresit të Manastirit”; Teuta Toska: “Motrat Qiriazi dhe roli i tyre në zgjimin e vetëdijes kombëtare”; Memli Krasniqi: “Raporti i Gjergj Qiriazit mbi Vilajetin e Manastirit”. Ndërsa, akademik Beqir Meta dhe dr.Izaim Murtezani përgatuitën konkluzionet e tribunës, të cilat do të botohen në një nga numrat e ardhshëm të revistës “Scupi”.

 

Drejtori i ITSKSH-së, dr.Skender Asani, presidentit Meta i dhuroi një pako me libra nga botimet e fundit të Institutit.

Aktivitetet për shënimin e 109-vjetorit të Ditës së Alfabetit, organizohen nën patronazhin e zëvendëskryeministrit të Qeverisës së Maqedonisë, Hazbi Lika.

UPDATE: 21.11.2017 16:07:00

### 21.11.2017 10:47:00

Lika dhe Meta vizitojnë Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit
133976873.jpg

Manastir, 21 nëntor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe për sistem politik, Hazbi Lika sot në Manastir do të marrë pjesë në hapjen e Tribunës Shkencore organizuar me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit.

Në hapjen e Tribunës do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ndërkaq gjatë qëndrimit në Manastir, zëvendëskryeministri Lika dhe presidenti Meta do të vizitojnë edhe Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit

 21.11.2017, 10:47  | 59 | 2,141 i lexuar

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.