« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
« Vizita e presidentit Meta dhe komisionerit Hahn, flasin analistët » Partitë shqiptare të shfrytëzojnë momentin, të ecin rrugës së SHBA dhe BE-së
analistet_2.jpg

Shkup, 21 nëntor - Ngjarjet e fundit politike pas zgjedhjeve lokale në vend po marin hapa shumë serioz, vizita të ndryshme të funksionarëve të lartë shtetërorë jashtë vendit, vizita të ndërkombëtarëve në Shkup dhe gjithë vëmendja e vendeve fqinje tek ne ka bërë që procesi që po ndjek Maqedonia në fushën e integrimeve europiane të bëhet gjithnjë e më i ngjeshur, vizita e fundit që po vazhdon të mbahet ende në vend është ajo e presidentit shqiptarë Ilir Meta i cili pas takimit me presidentin Ivanov, kryeministrin Zaev, ministrin e jashtëm Dimitrov e shumë funksionarë të lartë qeveritarë, takoi edhe krerët e partive politike në vend, Ahmetin, Kasamin, Selën e Gruevskin. Ky takim ka qenë mjaft frytdhënës pikërisht me rastin e festave të nëntorit edhe atë të alfabetit të gjuhës shqipe që një organizim i madh pritet të mbahet dhe nesër në Manastir, ku i pranishëm do jetë dhe presidenti Meta.

Sa do të ndikojë kjo vizitë e tij në raportet e 'ngrira' mes partive shqiptare, kacafytjet e tyre që po i bëjnë dhe zgjidhjen e ngërçit politik në zgjidhjen e ministrave të ri pas zgjedhjeve lokale?

"Shqipëria dhe Kosova padyshim që e kanë të drejtën e tyre për kujdesje ndaj shqiptarëve në Maqedoni, kanë ndërmjetësuar dhe intervenuar në shumë raste në vitin 1993, 2001, 2016. Sigurisht që ndikimi i tyre është i theksuar, përskaj asaj që shqiptarët në Maqedoni zhvillojnë politika autonome, koordinimi me shtetet shqiptare është i nevojshëm aq sa është i nevojshëm dhe koordinimi me SHBA dhe BE", vlerëson kështu për Zhurnal.mk profesori universitar Fati Iseni.

"Nuk mund të konsiderohet ngërc politik përderisa qeveria funksionon normal dhe është përsëritur hapur disa herë nga LSDM se qeveria e ka shumicën dhe pa Aleancën dhe pse nuk shpalosin hapur se nga i kanë siguruar numrat, prandaj nuk është aspak tragjike nëse Aleanca ngelë në opozitë meqë edhe ashtu njërën këmbë e ka jashtë qeverisë (me Besën) ndërsa tjetrën në qeveri por ka shkelur mbi gacë të nxehtë dhe nuk dihet epilogu", sqaron mes tjerave Iseni.

Ndërkohë që gazetari Urim Saliu thotë se ky nuk është moment për kacafytje mes partive shqiptare por një shancë i madh që nuk duhet lëshuar.

"Ky nuk është një moment i kacafytjeve të partive shqiptare sepse është një shans i madh që nuk duhet lëshuar. Uniteti shqiptarë ka dy qëllime që mund t'i arrijë. I pari në raport më cështjet e hapura shqiptare  dhe e dyta mbi reformat e përgjithshme. Fakt është se në zgjedhjet lokale u krijuan ndarje të thella fatmirësisht vetëm te subjektet shqiptare, por jo edhe te shoqëria civile. Partitë shqiptare në Maqedoni kanë dëshmuar se s'mund të jenë bashkë pa  një ndërhyrje nga jashtë, më saktë nga shteti amë.

Ai thotë se Meta duhet që të ndikojë që raportet mes partive shqiptare të zbuten.

"Mirë është që Meta ndodhet në Maqedoni dhe ka një mundësi që edhe ai të ndikojë në këto raporte të "ngrira" për t'i tejkaluar këto ndarje të thella brenda politikës shqiptare në Maqedoni dhe mirë që Meta ndodhet në Maqedoni mos etiketohen gjërat si "Platforma e Tiranës" dikur. Maqedoninë e pret një vit i vështirë  dhe shqiptarët duhet të jenë po aq ndikues. Por për të qenë të tillë ata duhet që t'i harrojnë ato që ndodhën në zgjedhjet lokale me fjalor të ashpër dhe etiketues ndaj njëri-tjetrit. Për të patur Maqedonia një qeveri stabile duhet të stabilizohen raportet midis partive dhe mos ketë një ngërç të madh politik që do t'i stagnojë këto procese të rëndësishme dhe ndryshimet që qytetarët presin nga ky moment i ri reformist që ka për synim dhe qëllim kjo qeveri", thotë kështu Saliu për Zhurnal.mk

Profesori universitar Dr. Dritan Haxhiraj mes tjerave thotë se partitë shqiptare duhet gjithnjë të orientohen në perendim e jo në lindje.

"Vizita e presidentit Meta e para në planin bilateral midis dy shteteve është një lajm pozitiv për bashkëjetesën e shumë kërkuar në rajonin tonë ku këto demokraci të reja kërkojnë që në rrugën e dizejnuar tek NATO dhe BE të kenë udhërëfyesin e vet dhe për këtë konsolidimi i institucioneve është gjithmonë tabela e perfeksionimit të përditshëm duke mbajtur hapur vetëm rrugën e respektit dhe dialogut gjithëpërfshirës", thotë kështu për Zhurnal.mk Haxhiraj.

"Në planin e komunitetit shqiptarë që jeton në Maqedoni kjo vizitë është një lajm pozitiv se si Tirana është gjithmonë e shqetësuar për fatin e bashkëjetësës paqësore duke mos harruar kurrë të kaluarën problematike të viteve të errëta të urrejtjes etnike që rajoni ynë e ka kaluar jo shumë larg por dy dekada më parë. Ndërsa sa i përket raporteve të ngrira të partive shqiptare kjo është një pasqyrë e zhvillimeve dhe rrymave ndërkombëtare që gjithmonë janë në lëvizje muajve të fundit si në perendim ashtu edhe në lindje. Foleja e partive shqiptare duhet të jetë perendimi dhe vlerat që ai mbartë. Por kjo tregohet me lëvizje të përditshme politike me aksione politike e jo me shkelje syri të këtij apo atij personaliteti politik. DNA e shqiptarëve kudo që jetojnë duhet të jetë zhvillimi dhe progresi për të ecur në rrugën e atyre që investuan për këtë stabilitet rajonal, ato janë SHBA dhe BE", sqaron kështu mes tjerave Haxhiraj.

Profesori universitar Nehat Ramadani thotë se vizita e presidentit Meta është më shumë protokolare por që vizita e Hanit do të rregullojë shumë gjëra.

"Fillimisht, duket kuptuar se vizita e presidentit të Shqipërisë, Ilit Meta, më tepër është vizitë protokolare se sa përmbajtësore, nga fakti se si president, ka mungesë pushteti dhe mbështetje politike në shtetin e origjinës, pra në Shqipëri. Në pozitë të njëjtë është edhe homologu i tij, Gjorgje Ivanov", kështu vlerëson profesori universitar Nehat Ramadani, duke thënë se ndikimi i Metës në raportet e partive shqiptare nuk do ketë por vizita e Hanit më shumë.

"Lidhur me ndikimin e zotit Meta tek raportet e partive shqiptare, besoj se nuk do të ketë ndonjë  rrol të theksuar për disa arsye si më poshtë:

•    Partitë politike shqiptare, për momentin, nuk kanë ndonjë kacafytje thelbësore apo programore, apo kacafytje për avancimin e trupit votues që përfaqësojnë, por interesi I tyrë është, si të përfshihen me cdo kusht në qeveri. Një “vardisje” e hapur për qeverisje nga partitë më të vogla shqiptare (PDSH, ASH dhe BESA), nuk ka egzisuar asnjëherë kaq hapur sic është tani, pas zgjedhjeve lokale
•    Nga e kaluara, njihet botërisht afërsia e zotit Meta me Menduh Thacin, dhe besoj se lobimi i tij eventual, do të jetë më tepër për përfshirjen e PDSH-së në qeverinë e ardhshme të reformatuar në Maqedoni. Një iniciativë e këtillë, mund të rivalizojë edhe më tej skenën politike shqiptare, duke pasur parasyshë raportet e PDSh-së me ASH-në. Nga vizitat e fundit, unë besoj, se zgjidhje dhe influencë për kahëzimin e qeverisë, më tepër ka zoti Han, dhe besoj se pas vizitës së tij, gjërat do të ecin në drejtimin e duhur", vlerëson kështu profesori Ramadani.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.11.2017, 23:37  | T.E. | 2,416 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.