« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Incident para ndërtesës së Gjykatës në Hagë në prag të vendimit për Mladiçin
thumbs_b_c_a8aa2158e84e84c45f1f73914ef1596e.jpg

Në prag të vendimit të të akuzuarit të Hagës, Ratko Mladiç para ndërtesës së Gjykatës në Hagë sot në mëngjes ndodhi një incident kur para familjeve të viktimave u paraqit një burrë me flamurin serb, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Flamurin nga presoni në fjalë u përpoq ta merrte kryetarja e Shoqatës "Gratë-viktima të luftës" Bakira Haseçiç, kurse më pas reagoi edhe policia e cila qetësoi situatën. 

 

Haseçiç pas incidentit deklaroi se "është e dhimbshme dhe trishtuese që sot para Gjykatës së Hagës të glorifikohet gjenocidi, agresioni, përdhunimet masive të grave jo serbe, kryesisht boshnjaket. Unë jam një nga ato mijëra gra të përdhunuara".

 

Ish të burgosur nga të gjitha anët e Bosnjë e Hercegovinës, përfaqësues të shoqatave të viktimave dhe familjarë të të vrarëve nga orët e hershme mbërritën para ndërtesës së Gjykatës Ndërkombëtre Penale për Ish Jugosllavinë (GJNPJ) në Hagë ku sot do të spallet vendimi i shkallës së parë për ish komandantin e ushtrisë të Republikës Sërpska, të akuzuar për gjenocid dhe krime lufte gjatë luftës në Bosnjë e Herecegovinë në vitet e 90-ta.

 

Pas më shumë se dy dekadash nga lufta në BeH familjet e viktimave shpresojnë se me vendimin e sotëm sadopak drejtësia do të vihet në vend.

 

Gjykimi i Mladiçit ka filluar në maj të vitit 2012, kurse aktakuza e Gjykatës së Hagës e ngarkon me 11 pika, prej të cilave dy për gjenocid.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.11.2017, 11:29  | Z.H. | 1,462 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.