« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Ish ministri Manjani: Ekspertë që nuk lexojnë nenet siç duhet
ylli-manjani-1-620x412.jpg

Tiranë, 22 nëntor - Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar ditën e djeshme, lidhur me mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla.

 

Për Manjanin, sugjerimi i EURALIUS dhe OPDAT nuk i është i saktë, pasi nuk ka një mendim të konsoliduar, duke i parë të gjitha nenet e Kushtetutës se çfarë do të ndodhë me mandatin aktual të Prokurorit të Përgjithshëm.

 

Po ashtu, sipas ish-ministrit të Drejtësisë, ka një paqartësi lidhur me Kryeprokurorin e ardhshëm, dhe kjo falë edhe punës së dobët të bërë nga ekspertët ndërkombëtarë.

 

Reagimi i Manjanit

 

Para disa ditësh, kur Johanes Hahn takoi Presidentin e Republikës, ky i fundit “u ankua” se EURALIUS nuk i kishte dhënë dot një interpretim se si mund të dilet nga ky kaos post reformë, që ka kapluar shtetin.

 

Këtë qëndrim të Presidentit e kritikova në një reagim timin me titull “Besimi tek shteti nuk Importohet”.

 

Por, dje u emetua në media një mendim i shkruar i EURALIUS dhe OPDAT, që me pak fjalë na lexojnë një çerek fjalie të një neni tranzitor të ligjit për Prokurorinë.

 

Pa i hyrë përmbajtjes së atij arsyetimi (i ngjashëm me të studentëve të juridikut), më bëri përshtypje fakti që: Presidentit të Republikës nuk i qenkan përgjigjur, ndërsa interesit të Kryeministrit dhe grupit të tij, i janë përgjigjur menjëherë!

 

Dhe me ç’përgjigje! Me atë që Ai do të dëgjojë vetë dhe tja thotë dynjasë. Por meqë dynjaja nuk e beson më, mendimi i EURALIUS dhe OPDAT botohet, që të duket si “urdhër ndërkombëtar”!!! Palaçollëk i njohur ky!

 

Nëse i hyjmë thelbit të mendimit që kanë shkruar, padyshim të kujtohet vetëm shprehja “rakia bëhet nga rrushi”. Kjo shprehje përdorej gjerësisht për të përkufizuar nivelin bajat të ekspertizës së huaj që ka ardhur në Shqipëri prej vitesh!

 

Sidoqoftë, është e vërtetë që ajo çerek fjalie tek një nen tranzitor i ligjit të Prokurorisë thotë se Kuvendi cakton ( pra nuk zgjedh) një prokuror me përvojë që të drejtojë Prokurorinë, në kushtet kur KLP nuk është krijuar ende.

 

Por a mund të na thotë EURALIUS dhe OPDAT, cfarë ndodh me nene e paragrafë të tërë të Kushtetutës së vendit që nuk zbatohen qëllimisht, për të shkuar po qëllimisht tek ajo çerek fjalie?!!

 

Nuk po i bëj këtu pyetjen tjetër se me çfarë shumice e cakton “Prokurorin e përkohshëm” Kuvendi! Nuk po jua bëj se nuk i përgjigjen dot ashtu siç duhet interesit të “porositësit”…

 

E pra Kushtetuta kërkon që Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhet me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit. Madje po kjo Kushtetutë (e shkruar nga EURALIUS dhe OPDAT) thotë në nenet tranzitore të saj se “ Prokurori i parë i Përgjithshëm i pas miratimit të Kushtetutës zgjidhet me 2/3 e deputetëve”.

 

Ndërkohë ai “çerek-çuryk- neni” që preferojnë të lexojnë këta, nuk përmend shumicë. Tani cili ligj është më i rëndësishëm, Kushtetuta (e miratuar me Konsensus absolut)apo ligji i Prokurorisë (miratuar me zor të madh me 84 vota)?! As këtë nuk e thotë EURALIUS e as OPDAT!

 

Pra pesë me hiç!

 

Nuk po ngre këtu çështje të tjera, të cilat në fakt janë origjina dhe shkaku i kaosit më të madh shtetëror, që po përjetojmë.

 

As kur ndërroi rregjimi në vitet 90 nuk e kemi parë këtë kaos. Edhe atëherë bëmë vetting, kushtetutë e ligje të reja, por shteti vijoi të funksionojë.

 

Kurse sot shteti nuk ka as Gjykatë të Lartë, as Gjykatë Kushtetuese, as organe disiplinore për gjykatë e prokurori, për pak ditë as Prokuror të Përgjithshëm, pra asgjë! Ka vetëm një thertore që kërcënon gjykatës e prokurorë, që quhet Vetting dhe asgjë tjetër!

 

Dhe ky kaos ka ardhur me kontributin e shquar dhe të papërsëritshëm të EURALIUS dhe OPDAT.

 

Por e lëmë këtë temë se formalisht përgjegjës është Kuvendi i Shqipërisë, që e “paçim sa malet”!

 

P.S. Të gjithë ju që do nxiteni të më shkruani se “pse nuk i thashë këto gjëra kur isha ministër”, ju kujtoj se kam thënë publikisht në tekst:

 

“Shqipëria nuk është Republikë e Ekspertëve”!!!

 

E kam thënë publikisht nga detyra publike që kryeja. Nuk po ju them për qendrime konstante në takime zyrtare, për këto çështje!

 

Shëndet e të na rrojnë ekspertët se shteti është në drejtim të paditur!

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.11.2017, 11:31  | Z.H. | 310 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Bastisje në shtëpinë e  Elizabeta Kançeska Milevska
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
Ndodh edhe kjo: Përplasen në xhirime Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku (Video)
E enjtja e ardhshme ditë jopune
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.