« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
Emri, në pritje të propozimit të Nimicit
Arsllani: Mbetet enigmë se si do të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë
« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Fondi i Ballkanit Perëndimor nismë për projektet rajonale
thumbs_b_c_356b8c789f9bac2548651b3d2b945988.jpg

Tiranë, 22 nëntor - Fondi i Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Fund) ka prezantuar sot thirrjen e parë për propozime të projekteve rajonale, në një ceremoni të zhvilluar në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Në aktivitetin ku ishin të pranishëm dhjetëra përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga rajoni dhe ambasadorë të vendeve të Ballkanit në Tiranë, mbajti një fjalë përshëndetëse ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili theksoi se Shqipëria do ta mbështesë këtë iniciativë, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe me kontribute të tjera.

 

"Të bashkëpunohet sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që përfaqësues të shoqërisë civile, bota akademike, dhe sidomos të rinjtë të jenë përfitues të këtij fondi. Bashkimin Evropian na ka nxitur të punojmë sa më shumë dhe të kemi sa më shumë projekte në kuadër të një klime më të përmirësuar rajonale, që ndihmon atmosferën demokratike në rajonin tonë, por njëkohësisht përshpejton ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së", tha Bushati.

 

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor, Gjergj Murra, u shpreh se interesi i lartë i shoqërisë civile lidhur me thirrjen e fondit është një dëshmi se organizatat në Ballkanin Perëndimor i "japin rëndësi të madhe bashkëpunimit rajonal". Ai theksoi më tej se "Gjithashtu kjo tregon sesa i rëndësishëm dhe në kohën e duhur ishte vendimi i ministrave të jashtëm të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor për të themeluar fondin, si një instrument themelor për të mbështetur bashkëpunimin rajonal dhe kontaktet mes njerëzve".

 

Kjo organizatë me thirrjen e parë dhe informimin e shoqërisë civile rreth propozimeve të projekteve rajonale, ka si qëllim të mbështesë projektet kryesisht në fushat e bashkëpunimit kulturor, shkëmbimet edukative dhe shkencore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

 

Në vijim të prezantimit në Tiranë, fondi, sekretariati i të cilit ndodhet në kryeqytetin e Shqipërisë, do të vazhdojë prezantimet në Shkup, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë dhe Beograd.

 

Marrëveshja për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, si një organizatë ndërqeveritare rajonale është nënshkruar në nëntor të vitit 2015, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia, në kuadër të konferencës vjetore të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Vishegradit dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, në Pragë. Kjo organizatë ka si qëllim kryesor krijimin e një fondi të përbashkët nëpërmjet të cilit do të financohen projekte në fusha si arsimi, kultura, mjedisi, bashkëpunimi ndërkufitar, etj.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.11.2017, 12:10  | Z.H. | 357 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Policia çeke arreston katër shtetas të Maqedonisë: Kishin me vete drogë, armë dhe para
Peshevski: Kariera ime politike ka përfunduar
Përplasen keq Mahmut Ferati me Shqir Cerrvadikun
Patenta e cila shkatëron mjegullën për 15 minuta për 18 vite qëndron në sirtar, qytetet po mbyten nga smogu!
Zaev para vendimit: Filipçe ose Kostov, cili do jetë ministri i ri i shëndetësisë!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.