Prokurorë të ri, PSP pjesë e PTHP-së
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
« Analistët » Marrdhëniet ndërfqinjësore, hap i duhur drejtë BE-së
Ka disa ide për funksionimin e KSHZ-së pas dorëheqjeve të anëtarëve
« Lajmi i fundit » "Kasapi i Ballkanit" Ratko Mlladiç dënohet me burg të përjetshëm
asdsadsa.jpg

Gjykata e Hagës dha sot njërin prej vendimeve më të pritura të saj, atë për komandandin e ushtrisë serbo-boshnjake, Ratko Mladiç, njeriu që u kthye në njërin prej të arratisurve më të kërkuar të botës, përpara se të bënte llogaritë me drejtësinë.

Mladiç u shpall fajtor për krime lufte dhe krime të tjera kundër njerëzimit dhe për gjenocid për rolin e luajtur në masakrën e Srebrenicës, akuza kryesore në këtë proces.

Para se gjykata të shprehej për vendimin e saj, u detyrua që të përjashtojë nga salla Ratko Mladiçin, i cili protestoi dhe përmes avokatit të tij kërkoi shtyrjen e vendimit për arsye shëndetësore, kërkesë që u rrëzua nga gjykata.

“Roli i të akuzuarit provohet se ka qenë thelbësor dhe domethënës në kryerjen e krimeve të ndodhura, krime që pa këtë rol nuk do të kishin ndodhur në këtë masë. I akuzuari ishte në dijeni dhe ka nxitur krimet kundër kroatëve dhe boshnjakëve”, argumentoi gjykata.

I ashtuquajturi “kasapi i Ballkanit” u përball këtë të mërkurë me gjykimin për masakrën më të madhe në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Mbi të rëndonin akuzat e gjenocidit në Srebrenicën e vitit 1995, gjenocidit në 6 komuna të tjera boshnjake në vitin 1992, persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnje-Hercegovinën, terrorizimin e banorëve të Sarajevës me fushatën e bombardimeve dhe goditjeve me snajper, si dhe për marrjen peng të personelit të OKB-së.

Mladiç u arrestua në vitin 2011 pas më shumë se 15 vitesh arrati. Rreth 300 vetë janë ulur në bankën e dëshmitarëve gjatë procesit të tij, e gjykatës së OKB-së në Hagë iu paraqitën gati 10 mijë prova.

150 përfaqësues të viktimave të luftës në Bosnje mbërritën në Hagë që një ditë përpara, në pritje të vendimit për drejtësi.

Të pranishëm ishin edhe i biri i Mladiçit dhe disa zyrtarë serbo-boshnjakë, por ata qëndruan në një zonë të shkëputur. Pavarësisht mizorive, për të cilat është drejtpërdrejtë përgjegjës, gjenerali famëkeq vazhdon të shihet me admirim nga një pjesë e serbëve.

Vet presidenti serbo-boshnjak, Milorad Dodik, i cili dëshmoi në gjyq të martën, u shpreh një ditë më parë se Mladiç e drejtoi me profesionalizëm dhe patriotizëm ushtrinë serbo-boshnjake gjatë luftës, e shtoi se pavarësisht të gjithave, ai mes serbëve mbetet një legjendë.

Top Channel

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 22.11.2017, 12:11  | Z.H. | 1,423 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Nuhiu, ministri që darkat luksoze i shtroi në sofrat e të varfërve, të njejtën e bën edhe si zëvendës-ministër
Në Komunën e Vrapçishtit nuk ka vend për flamurin kombëtar ?!
Çekia i dhuron policisë kufitare të Maqedonisë 45 automjete, prezent ishte edhe Nuhiu
"Velt": Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit
« Analizë » Hetimi ndërkombëtar për "Kumanovën", rikthen besimin mes popujve në Maqedoni
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.